Ditën e sotme Gjykata e Posaçme vendosi lirimin e kryedemokratit Sali Berisha nga masa e ‘arrestit të shtëpisë’.
Pas vendimit për lirimin e Berishës, mbështetësve të Partisë Demokratike u ka shkuar një mesazh në celularin e tyre, i cili i njeh me situatën.
Po ashtu në mesazh, mbështetësve u kërkohet që në orën 13:30 të grumbullohen në selinë qëndrore të PD-së, për të pritur Berishën.
“Përshëndetje. Një lajm i mrekullueshëm. Doktor Berisha tashmë i lirë. Në orën 13:30 të gjithë te selia qëndrore e PDSH për të pritur Liderin tonë historik”, shkruhet në mesazh.
Kujtojmë se Berisha qëndronte prej 11 muajsh në izolim me akuzën për ‘korrupsion’ në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. /E.T