Ambasada E Gjermanisë në Tiranë uroi sot të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë.
“Ne qëndrojmë krah për krah me partnerët tanë në Shqipëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në urimin e ambasadës së Gjermanisë.
Për të festuar këtë ditë, ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau në rrjetet sociale këngën “O moj e bukura Arbëri” të kënduar nga e madhja Vaçe Zela.
Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur./E.T