Në përkujtim të shpalljes së pavarësisë në vitin 2012, Banka e Shqipërisë emetoi serinë e monedhave përkujtimore me tematikë “100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë”.
Ato përmbajnë simbole të kësaj ngjarjeje historike: portretin e Ismail Qemalit, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, shqiponjën dykrenare të flamurit të ngritur më 28 Nëntor 1912 dhe dy duar të bashkuara, simbol i Besëlidhjes Shqiptare të vitit 1878.
Monedhat janë të disponueshme për shitje në Dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë./ S,M