Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

28 Nëntori/ Ismail Qemali mblodhi “udhëheqësit”, por nuk i bashkoi dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

28 Nëntori mblodhi në Vlorë krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe përfaqësues nga Kosova, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, për të nderuar këtë datë historike. Megjithatë, 28 Nëntori që tradicionalisht simbolizon bashkimin e shqiptarëve, u përshkua nga ndarje të thella politike, pasi opozita zgjodhi të zhvillonte ceremonitë e saj të veçanta, duke shprehur përmes kritikave të forta pakënaqësinë me qeverisjen aktuale.

 

Pavarësisht rëndësisë së 28 Nëntorit si dita që bashkon shqiptarët në kujtim të Pavarësisë, përçarjet mes pozitës dhe opozitës ishin të dukshme. Nga njëra anë, ceremonitë shtetërore u mbajtën me pompozitet dhe mesazhe bashkimi, ndërsa opozita, në vend që të gjente një moment për unitet, u përqendrua tek akuzat politike dhe diferencimi nga qeveria. Në këtë mënyrë, festimi i 112-vjetorit të Pavarësisë u bë një arenë e re përplasjesh politike, duke reflektuar krizën e thellë të bashkimit kombëtar jo vetëm në nivel qeveritar, por edhe opozitar.

 

Festimet

Festimet për 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin historik të Vlorës, ku më 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar, u shoqëruan me aktivitete zyrtare dhe politike, por edhe me një ndarje të dukshme mes qeverisë dhe opozitës. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Sheshin e Flamurit në Vlorë. Pas aktit simbolik, ata vendosën kurora në varrin monumental të Ismail Qemalit dhe dhanë urimet e tyre për festën kombëtare. Pjesëmarrës ishte edhe një i ftuar i veçantë, stërnipi i Ismail Qemalit, i cili kishte udhëtuar nga Italia për të nderuar trashëgiminë e të parit të tij. Krerët e qeverisë theksuan rëndësinë e bashkimit kombëtar, ndërsa qytetarët e ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndanë urime për një të ardhme më të bashkuar për shqiptarët.

 

Demokratët festojnë të ndarë nga qeveria

Partia Demokratike organizoi një ceremoni të veçantë në Vlorë, larg aktivitetit zyrtar. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, bëri homazhe dhe uroi shqiptarët për këtë ditë, duke kritikuar ashpër qeverisjen aktuale dhe duke kërkuar një Shqipëri të lirë nga korrupsioni, krimi dhe varësia politike. Sali Berisha, i cili një ditë më parë fitoi lirinë pas 11 muajsh në arrest shtëpie, nuk udhëtoi për në Vlorë, por mori pjesë online në një aktivitet të organizuar nga demokratët. Në fjalën e tij, Berisha e quajti 28 Nëntorin “datën e lindjes së Shqipërisë moderne”, por shfrytëzoi rastin për të sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se po zbaton “politika antikombëtare”. Berisha pretendoi se qeveria e Ramës ka përzënë nga vendi më shumë shqiptarë sesa çdo pushtim historik dhe se ka kthyer një klimë represive në vend, duke përmendur burgjet politike dhe kapjen e drejtësisë. As përfaqësues të Partisë së Lirisë nuk u panë në ceremoni pranë PD-së. Tedi Blushi, në emër të partisë, bëri homazhe në Sheshin e Flamurit dhe premtoi se në vitin e ardhshëm, kur Ilir Meta të jetë në krye, do të festohet “Nëntori i Tretë”, një simbolikë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Ilir Meta, nga burgu ku ndodhet, e uroi 28 Nëntorin me një mesazh që bënte thirrje për bashkim dhe mbrojtje të idealeve kombëtare. Urime pati edhe nga kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, i cili e quajti këtë ditë datën më të rëndësishme të identitetit kombëtar.

Lexo edhe :  Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare, ja kur do mbahen

Lirimi i kreut të PD

Berisha: Në lirimin tim ka gisht fitorja e Trump

 

Lideri i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në aktivitetin e organizuar nga Departamenti ‘Brain Gain’ i Partisë Demokratike mbajtur në Vlorë, ditën e Flamurit. Fjalën e tij Berisha e mbajti me anë të një videoje, pasi vetë nuk ishte i pranishëm sot në Vlorë, edhe pse një ditë më parë u lirua nga arresti shtëpiak. Berisha hodhi akuza ndaj Ramës dhe qeverisë së tij, teksa theksoi edhe një herë se fuqinë Rama e ka tek lidhjet me atë që ai e quan mafia shqiptaro-amerikane dhe George Soros. “Mafia Shqiptaro amerikan pasi i dha drejtësinë Ramës vendosi ti japë dhe opozitën dhe të fshijë nga analet partinë që përmbysi diktaturën, që u ngrit mbi vlerat e kombit shqiptar. pra në këto momente kritike për vendin, qytetarët më pro amerikanë u ndodhën para një të papriture. Por zgjodhën të vërtetën, vlerat, traditën. Kaluan 2-3 vite po sot u pa se pas 5 nëntorit doli me madhështi Amerika e vlerave. Se ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që kryente grusht shteti në një vend partner, që krijoi një drejtësi në funksion të diktatorit. Të shpërbërjes së familjes”, tha ai. Sipas Berishës, SHBA mbështetën Ramën gjithë këto vite për shkak të ndikimit të Soros, e më tej shton se SHBA mbështetën ‘grushtin e shtetit’ ndaj opozitës dhe shpërbërjen e familjes. “Qëndruat për ato vlera që i rikthej në piedestal kombi amerikan. Asnjëherë nuk u shndërruat në anti amerikanë. Për sa kohë Amerika do shkëlqejë, PD do mbetet një forcë e frymëzuar prej saj. U ndala në këtë moment për të theksuar, falenderuar punën e këtij grupi të departamentit Brain Gain. Falenderoj Nikolan për aktivitetin, me një mençuri të veçantë kanë zgjedhur si krye temë vlerat që ne besojmë, mbrojtjen e tyre, promovimin e tyre si kusht për të përmbushur misionin tonë. Për të mos zhgënjyer shqiptarët. Mendoj se janë këto vlera të trashëguara, familja, dinjiteti njerëzor, dashuria për vendin. Liritë dhe të drejtat e qytetarëve na bëjnë të pamposhtur. Na bëjnë ne të ecim të sigurt në të drejtën tone”, tha ai. Por gjithçka sipas Berishës ka përfunduar me ardhjen e Trump në ‘Shtëpinë e Bardhë’. “Sot ne jemi në kushtet përsëri të vështira dhe askush nuk duhet të ketë iluzionin se rrëzimi i diktaturës është detyrë e vështirë, por çdo njeri të mos harrojë se është plotësisht e mundshme. Sot ne kemi narko diktaturë që ka mbështetje. Pas 5 nëntorit mbështetësi kryesor Soros, nuk do mund të diktojë për Shqipërinë dhe rajonin politikën e SHBA. Fuqia korruptive e narko shtetit është e madhe. Efektet brenda dhe jashtë është e madhe. Aparati represiv bëhet i egër. Çdo ditë e më aktiv të bëhet veprimi ynë. Të qëndrojmë me të gjithë forcën dhëmbë për dhëmbë. Diktaturat ka vetëm dy rrugë: ose me armë, ose me mosbindje civile. Ne jemi Parti Demokratike, jo e dhunës, e vlerave, mosbindjes civile. Rruga që kemi nisur, drejt fitores”, tha ai. Departamenti ‘Brain Gain’ së bashku me degën e PD-së Vlorë, në kuadër të kalendarit 12-mujor për projektin “Në kërkim të Simboleve: Qëndresa si vlerë dhe Kalaja e Kaninës si simbol i saj, zhvilluan takimin e radhës në Vlorë.

 

Të fundit

EMRAT/ Pjesë e grupit kriminal, GJKKO merr vendim për 16 të pandehurit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në...

Shqetëson gjendja shëndetësore e Mitsotakis, largohet nga Kuvendi me urgjencë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është larguar me urgjencë nga salla e Kuvendit të Greqisë për shkak se është ndjerë keq. Kreu i qeverisë greke ishte...

Dëborë e akull! Qyteti më i ftohtë në botë, pothuajse në errësirë të përhershme

250 kilometra në veri të rrethit arktik ndodhet “Qyteti i ngrirë” i Norilsk në Siberi. Qyteti siberian i Norilsk u zhvillua për nxjerrjen e mineraleve...

Princi Harry u përgjigjet si rrallëherë lajmeve për krizë në martesën me Meghan Markle

Vendimi i Princit Harry dhe Meghan Markle për të marrë pjesë veçmas në disa ngjarje ka rindezur spekulimet për krizë në marrëdhënien e tyre...

“E vrava se isha xheloz”/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që i mori jetën gruas në Athinë

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi horror në Athinë, me protagonist një 39-vjeçar shqiptar, i cili vrau gruan e tij me çekiç.  Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV