Ish-presidenti dhe presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, kaloi Ditën e Falënderimeve në një mbrëmje festive në Mar-a-Lago, ku morën pjesë anëtarë të familjes, figura të njohura dhe “djali i tij i adoptuar” i ri, Elon Musk. Atmosfera u bë më e gjallë teksa Trump dhe Musk kënduan së bashku këngën ikonike “YMCA” të Village People, duke bërë edhe vallëzimin e famshëm të Trump, për argëtimin e të pranishmëve, përfshirë djalin e tij Barron.
Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm Melania Trump, Tiffany, Eric dhe bashkëshortja e tij, Lara Trump, e cila shërben si bashkëkryetare e Komitetit Kombëtar Republikan. Musk kishte me vete edhe nënën e tij, Maye Musk, e cila kohët e fundit ka treguar mbështetje të madhe për të në daljet publike.
Festimet e Ditës së Falënderimeve ishin vetëm një nga aktivitetet e shumta ku dyshja është parë bashkë, pas lëshimit të raketave të SpaceX dhe evenimente sportive. Trump dhe Musk duket se po krijojnë një marrëdhënie unike që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë vendit./K.B