Zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Idriz Duallja pranon se një person i rritur është i përfshirë në sherrin që i mori jetën Martin Canit te shkolla “Fan Noli” në kryeqytet.
Në studion e News24 ai sqaroi se personi i tretë ka ndërhyrë për të ndarë nxënësit, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë para se 14-vjeçarit Martin Cani t’i merrej jeta nga goditjet me thikë 300 metra larg nga shkolla.
Ndonëse Policia mohon implikim të mëtejshëm të këtij personi, kryeredaktorja e News24, Anila Jole solli në vëmendje deklaratën e shoferit të furgonit për emisionin “Me Zemër të Hapur” i cili tregoi se Martini i kishte treguar se një person i rritur e kishte goditur me shpullë.
Hervin Çuli: Nuk u fol kush ishte një person i rritur që goditi me shpullë atë ditë para se ta godiste Mario me thikë…
Anila Jole: E pohoi shoferi i furgonit në emisionin “Me Zemër të Hapur”, kur e ka pyetur kush ishte ai që të goditi…
Hervin Çuli: Martini ua ka treguar të gjithë shokëve të klasës. Konflikti ka nisur të premten pse me sheh kështu, ashtu, i ka thënë s’po të shihja ty por po shaja për punën e sportit. Ndërkohë që ka goditur Mario, ka goditur edhe një person tjetër, e ka goditur me shpullë.
Idriz Daullja: Nga dëshmitë që janë marrë, personi ka ndërhyrë për t’i ndarë. Nuk mund të aludojmë ça kanë diskutuar./ S,M