Në zonat malore të juglindjes së vendit, pritet që reshjet e borës të përfshijnë zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit. Mes tyre janë edhe fshatrat turistikë të Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit, ku kushtet atmosferike mund të krijojnë vështirësi në qarkullim.
Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të këtyre akseve.
Ndërkohë, firmat kontraktore janë vënë në gatishmëri për të siguruar mbajtjen e hapur të rrugëve që lidhin këto zona turistike, duke garantuar një lëvizje të sigurt për banorët dhe vizitorët.
Autoritetet mbeten të angazhuara për të minimizuar çdo pengesë të mundshme të shkaktuar nga kushtet e motit. Ne veçanti per turistet te cilet kete fundjave jane te shumte ne Korçe dhe fshatrat turistik/ S.M