Më 30 nëntor, forcat sovjetike pushtuan Finlandën me 21 divizione dhe rreth 450.000 trupa, ndërsa bombarduan kryeqytetin e vendit, Helsinki. Presidenti finlandez J.K. Paasikivi, tha se sulmi sovjetik kishte shkelur 3 traktete të ndryshme të mossulmimit, të nëshkruara mes dy vendeve, si edhe Kartën e Lidhjes së Kombeve, të cilën Bashkimi Sovjetik e kishte nënshkruar që në vitin 1934.
CGE Mannerheim u emërua komandant i përgjithshëm i forcave të mbrojtjes finlandeze. Ndërkohë më 1 dhjetor, Bashkimi Sovjetik formoi një qeveri kukull që synonte të sundonte Finlandën, sapo të mbaronte lufta. E quajtur Republika Demokratike Finlandeze, ajo u drejtua nga O. Ë.Kuusinen. Ndërkohë, qeveria legjtiime finlandeze emeroi Risto Ryti si kryeministrin e ri të vendit dhe Vaino Tanner si Ministër të Jashtëm. Regjimi kukull ishte i pasuksesshëm, dhe u zhduk në heshtje gjatë dimrit të vitit 1940.
Që nga fillimi i luftës, finlandezët e thjeshtë i qëndruan besnikë qeverisë së ligjshme. Uniteti kombëtar finlandez kundër pushtimit sovjetik, u quajt më vonë fryma e Luftës së Dimrit. Në fillim të asaj lufte, Finlanda e e denoncoi sulmin në Lidhjen e Kombeve.
Kjo e fundit e dëboi Bashkimin Sovjetik më 14 dhjetor 1939, dhe i nxiti anëtarët e saj të ndihmonin Finlandën. Pavarësisht disa sukseseve fillestare, rezistenca e paepur e finlandezëve, bëri që brenda pak muajsh Moska të detyrohej të nënshkruante një marrëveshje armëpushimi, dhe më pas të tërhiqej, duke ruajtur vetëm një pjesë të territorit të pushtuar në gadishullin e Karelias, për shkak të pozicionit strategjik që kishte.
Kalendar
30 Nëntor 1872 – Në Glasgou zhvillohet ndershja e parë ndërkombëtare e futbollit midis Skocisë dhe Anglisë.
30 Nëntor 1936 – Në Londër, godina e famshme e panaireve “Cristal Palace”, shkatërrohet thuajse tërësisht nga një zjarr i madh.
30 Nëntor 1981 – Në Gjenevë të Zvicrës, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Sovjetik, fillojnë të negociojnë reduktimin e rekatave bërthamore me rreze të ndërmjetme në Evropë.
30 Nëntor 1995 –Koalicioni i drejtuar nga SHBA shpall zyrtarisht fundin e operacionit “Stuhia e Shkretëtirës” në Irak dhe Kuvajt.
30 Nëntor 1995 – Presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, viziton Irlandën e Veriut dhe flet në favor të “procesit të paqes” atje, gjatë një tubimi të madh në Belfast City Hall. Ai i quan terroristët e IRA-s “burrat e të djeshmes”.
30 Nëntor 2012 – Një avion i modelit sovjetik “Ilyushin Il-76”, bie mbi një shtëpi pranë aeroportit Maya-Maya gjatë një stuhie, duke vrarë të paktën 32 njerëz.