Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pse të gabuarit është diçka e mirë! Edhe gafat më të mëdha mund të sjellin përfitime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pse të gabuarit është diçka e mirë për ju. Edhe gafat më të mëdha mund të sjellin përfitime të mëdha, shkruan The Economist

“Gabimet janë portalet e zbulimit”, ka shkruar James Joyce në romanin “Uliksi”.

Në vitin 1888, Lee Kum Sheung, një kuzhinier i ri në një provincë bregdetare në Kinën Jugore, harroi supën me gocë deti që po ziente në sobë, derisa ajo u bë një lëng mishi i trashë dhe ngjitës. Pasi zbuloi sa e shijshme ishte, ai vendosi të shiste “salcën e gocave të detit” në kavanoza.

Ky gabim me fat e bëri të pasur atë dhe trashëgimtarët. Sipas revistës Forbes, tani, vëllezërit dhe motrat Lee, që janë stërnipërit dhe stërmbesat e tij, vlejnë 17.7 miliardë dollarë, duke i bërë ata familjen e katërt më të pasur në Hong Kong.

Bartleby nuk ka qenë me aq fat në gabimet e saj. Ashtu si me shumicën e njerëzve, gabimet nuk i kanë sjellë asaj pasuri, por siç ndodh zakonisht, kanë çuar në siklete dhe pendesa të dhimbshme.

Qofshin gabime në llogaritje të bilanceve, ndërhyrje të nxituara në takime pune, bashkime të dështuara të ndërmarrjeve apo produkte të pashitura, dështimet janë një pjesë e natyrshme e korporatave. Sidoqoftë, edhe gabimi më poshtërues, mund të jetë i dobishëm.

Disa dështime ndodhin prej mungesës së përvojës. Katharine Graham ka përshkruar në autobiografinë e saj gabimet e panumërta poshtëruese që bëri, pasi u emërua kryeredaktore e Washington Post, në një kohë kur po kalonte kohë të vështira në jetën personale, pas vetëvrasjes së të shoqit.

“Bëra gabime të pafundme dhe të panevojshme dhe pagova për to”, ka shkruar ajo. Por Katharine ishte e vendosur të mos i përsëriste.

Warren Buffett tha se një herë kur kishte hyrë në zyrën e Katharine-s, rreth dhjetë vjet pasi ajo ishte emëruar në vendin e punës, kishte gjetur një fletushkë në tryezën e punës, ku shkruhej: “Asetet në të majtë, detyrimet në të djathtë”.

Sigurisht, edhe ata me shumë përvojë, nuk janë të pagabueshëm. Në librin “E gabuara e duhur”, Amy Edmondson, profesoreshë në Fakultetin e Biznesit të Harvardit, shpjegon se si mund të ndërtohet një marrëdhënie e shëndetshme me dështimin.

Ajo argumenton se në një botë të ndërlikuar, përsosmëria kërkon ndërmarrjen e rreziqeve. Gjëja e rëndësishme është që të përcaktohet se çfarë duhet bërë ndryshe herën tjetër.

Për kompanitë, dështimi i rastësishëm mund të jetë çmimi i risisë. Disa muaj pas hedhjes në treg të celularit smartphone Amazon Fire në vitin 2014, u bë e qartë se pajisja kishte qenë një dështim i jashtëzakonshëm, dhe Amazon u detyrua të fshinte 83 milionë dollarë nga inventari i shitjeve.

Pajisja doli vonë në treg dhe kishte veçori të kufizuara, por megjithatë, kishte të njëjtin çmim si celularët iPhone dhe Samsung Galaxy. CEO i Amazon, Jeff Bezos, tha më vonë se gabime të tilla ishin kostoja që duhej të paguante një organizatë e përqendruar pa pushim në risi

Lexo edhe :  “Non grata” në SHBA, Berisha: Shpresoj se do e shqyrtojë administrata e re Trump

. “Nëse mendoni se ky është një dështim i madh, nuk keni parë gjë akoma, sepse ne po punojmë për dështime shumë më të mëdha”, tha ai dy vjet pas fiaskos.

Gabimet normalisht që janë të pashmangshme. Por ato rrallëherë janë fundi i historisë. Graham vazhdoi ta rinovonte Washington Post nga një gazetë qyteti, në një institucion kombëtar të respektuar.

Vlera e tregut e Amazon sot është rreth 15 herë më e madhe se sa ishte kur bëri gabimin katastrofik me celularët. Pra, si mund të kthehen në sukses individët dhe kompanitë?

Zonja Edmondson argumenton në libër, se as njerëzit dhe as organizatat, nuk mund të nxjerrin dot mësim nga një gabim, nëse e mohojnë se ka ndodhur gabimi.

Dështimet duhet të shqyrtohen me kujdes dhe pa asnjë pasion. Kjo do të thotë të kesh një proces për të kuptuar se kur gjërat kanë shkuar keq.

Për shembull, punëtorët e prodhimit të kompanisë Toyota mund të sinjalizojnë për të ngritur alarmin kur shfaqen probleme në fabrikat e saj të makinave, duke lejuar ekipin që të përcaktojë se çfarë ka shkuar keq dhe ku.

Edhe kompanitë farmaceutike kanë procese të caktuara për të nxjerrë mësim nga dështimet. Zonja Edmondson përshkruan shembullin e firmës farmaceutike Eli Lilly, që sot është prodhuesja më e vlefshme e ilaçeve në botë.

Pasi kompania zbuloi se një kurë kimioterapie e quajtur Alimta, për të cilin kishte shpenzuar shuma të mëdha, doli e pasuksesshme, mjeku që kreu provat, shqyrtoi rezultatet për të kuptuar se çfarë kishte shkuar keq.

Ai vuri re se, megjithëse disa pacientë kishin përfituar nga ilaçi, ata që kishin mungesë të acidit folik nuk ishin ndikuar nga kura.

Kështu që mjaftoi që në provat e mëvonshme të shtohej acidi folik në ilaç, dhe kjo uli shumë toksicitetin e kurës dhe rriti shkallën e mbijetesës së pacientëve. Kura Alimta vazhdoi të ishte një sukses i madh për biznesin.

Nuk ka një mënyrë për të parandaluar përgjithmonë gabimet në një karrierë apo kompani. Por ju mund të kërkoni të përmirësoheni. Dhe nëse gjithçka tjetër dështon, do t’ju ndihmonte paksa në perspektivë.

Sado i madh që të ketë qenë një gabim që keni bërë, me siguri nuk do të hyjë në listën e gabimeve më trashanike në histori.

Në vitin 1867, Rusia i shiti Amerikës Alaskën për 7.2 milionë dollarë, që i bie rreth 160 milionë dollarë me paratë e sotme, duke i dhënë rivalit të saj të ardhshëm një territor prej 1.5 milionë kilometrash katrorë, të pasur me naftë, dhe qasje në skajin verior të Paqësorit.

Të pakta janë gabimet në biznes që mund të krahasohen me një nivel të tillë dritëshkurtësie./Monitor/    S,M

Të fundit

Trump kërkon t’i jepet fund praktikës së ndryshimit të orës

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se Partia Republikane “do të bëjë përpjekjet...

14-vjeçari me pistoletë, sociologu: Duhet një zbulues për t’i dalluar këto armë!

Sociologu Gëzim Tushi ka komentuar rastin e 14-vjeçarit në Vlorë i cili u kap me armë zjarri dhe qindra fishekë. Ai u ndal në disa...

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina greke, e cila për...

Ide origjinale për paketimin e dhuratave të fundvitit

Jeni lodhur nga paketimet e zakonshme të dhuratave për festat e fundvitit? Atëherë është koha për t’i mbështjellë në mënyrë jo vetëm korrekte, por...

Lajme të tjera

Web TV