Armë të rënda dhe simbole ruse e serbe/ Ja çfarë u zbulua në veri të Kosovës pas sulmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dha detaje ditën e djeshme (30 nëntor 2024) se çfarë është gjetur gjatë basitjeve që u zhvilluan në veri të Kosovës pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër – Lepëncit.

Hoxha tha se në 10 lokacionet që u kryen kontrollet blic të policisë së Kosovës janë gjetur mbi 200 uniforma ushtarake, tri granata dore, dy armë automatike AK-47, një revole, municione të kalibrave të ndryshëm, pjesë të armëve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në euro dhe në dinarë dhe pajisje të tjera.

Në fotot e publikuara nga autoritetet në Kosovë, pikasen edhe simbole dhe emblema serbe e ruse.

/E.T

 

Të fundit

VRASJA E SHEKULLIT NË SIRTARËT E DREJTËSISË SHQIPTARE

Nga Korab RUNJA   Rrallëkush si ish-drejtuesi i Parë i Policisë së Shtetit, Artan Cuku, ka fituar pavdekësinë pas vrasjes për...

Brahimllari ikën tek PS, PL: “Sufllaqexhi” i përdorur nga Rilindja

Endrit Braimllari, ish-anëtar i Partisë së Lirisë dhe një figurë dikur e afërt me Ilir Metën, ka shkaktuar debat të gjerë me deklaratën e...

Berisha “sulmon indirekt” kryetarin e “Djathtas 1912”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe pse theksoi se e djathta është e bashkuar, nuk ngurroi të sulmonte anëtaren e gjykatës kushtetuese Masida...

Zgjedhjet 2025/ Pesha e madhe e votës së diasporës, mbi 10 mijë aplikime në 72 orë

Deri pasditen e djeshme mbi 10 mijë emigrantë aplikuan për tu regjistruar si votues në zgjedhjet e ardhshme. Emigrantët kanë afat deri më 3...

Lajme të tjera

Web TV