Ka lexuar më shumë se 4,000 libra/ Mohamed Aziz, librashitësi më i fotografuar në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduard Dervishaj

Zotëria në fotografi është Mohamed Aziz, 72 vjeç, librashitësi më i fotografuar në botë, në Medinën e Rabatit, Marok.

Të shesësh libra në një vend ku 26% e popullsisë ende nuk di të lexojë është një akt dashurie për qytetin e tij, letërsinë e vendit të tij dhe botën.

Jetim që në moshën 6-vjeçare, Aziz pati një jetë të vështirë; madje nuk mundi të përfundonte shkollën e mesme sepse tekstet shkollore ishin tepër të shtrenjta për të. Në moshën 15-vjeçare, në vitin 1963, ai e nisi karrierën e tij si librashitës me vetëm një shtrojë të shtruar nën një pemë dhe 9 libra.

Tani, libraria e tij shet mijëra libra dhe ai kalon ditët i zhytur në libra dhe duke përpirë histori. Ai lexon nga 6 deri në 8 orë në ditë, duke ndalur vetëm për të ngrënë, për t’u lutur, për të pirë duhan dhe për të ndihmuar klientët. Pjesën tjetër të kohës, ai shëtit nëpër lagje duke kërkuar libra që më pas i shet në librarinë e tij. Ai thotë se kjo është hakmarrja e tij për fëmijërinë dhe varfërinë e tij:

“Kam lexuar më shumë se 4,000 libra në arabisht, frëngjisht, anglisht dhe spanjisht, që do të thotë se kam jetuar më shumë se 4,000 jetë. Çdokush duhet ta ketë këtë mundësi! Më duhen vetëm dy jastëkë dhe një libër për të shijuar ditën time.”

Pas më shumë se 43 vitesh në të njëjtin vend, ai është librashitësi më i vjetër në Rabat. Kur e pyesin për numrin e librave që zotëron, përgjigjet:
“Jo mjaftueshëm.”

P.S. Kur e pyetën pse i linte librat jashtë, ku mund të vidhen, ai u përgjigj:
“Ata që nuk dinë të lexojnë nuk vjedhin libra, dhe ata që dinë të lexojnë nuk janë hajdutë.”

Lexo edhe :  Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale

/e.t

Të fundit

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër...

Gjenerali Prenga, apel presidentit Begaj: Mblidh Këshillin e Sigurisë!

Gjenerali Dedë Prenga i bëri thirrje presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të mbledhë sa më shpejt Këshillin e Sigurisë në lidhje me konfliktin...

“Izraeli nuk zhduket, sepse ka butonin e kuq”

Për politologun Endri Tafani e gjithë situata e krijuar në Lindjen e Mesme është e krijuar nga Irani, i cili nuk harron asnjëherë të...

“Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri”

Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin...

Moto & Rock Festival ndez atmosferën në qytetin e Korçës

Qindra motoristë dhe adhurues të muzikës rock në një spektakël unik. Aktiviteti mblodhi qindra motoristë nga Shqipëria dhe rajoni, si edhe shumë vizitorë e...

Lajme të tjera

Web TV