Artan Hoxha paraqitet në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK.

Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha.

Një lajm i bujshëm u raportua ditë më parë, ku bëhet me dije se dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë arrestuar

Teksa ende nuk ka një konfirmim nga ana e SPAK, në “Shqipëria Live”, avokati Jordan Daci ka deklaruar se ka informacione, por duke qenë se ngjarja është ende e pakonfirmuar zyrtarisht, ai nuk mund të flasë më tepër. Megjithatë, ai shtoi se bëhet fjalë për disa urdhër-arreste, mes tyre edhe për ish-gjyqtarë.

Sipas informacioneve të raportuara, Hoxha është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për Qynon është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur. Ndërkohë që pritet që SPAK të nxjerr së shpejti njoftimin zyrtar me akuzat që rëndojnë për Hoxhën dhe Qynon.

Gazetari Artan Hoxha është akuzuar si “anëtar i organizatës kriminale”, ndërkohë që për Elton Qynon rëndon akuza për korrupsion. Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara, i cili është përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen e kësaj çështjeje./  S,M

Të fundit

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Francë/ Lëshohet urdhër-arrest kundër Assad për bashkëpunim në krime lufte

Dy gjyqtarë francezë lëshuan të hënën një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim në krime lufte. Gjyqtarët e bëjnë ish-diktatorin...

Lajme të tjera

Web TV