“Do iki nëse Trump fiton…”/ Komedianes i ndodh e ‘papritura’ pasi u largua nga SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi komediania Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj vendosën të largoheshin nga SHBA, shtëpia e re e aktores në Britaninë e Madhe u dëmtua nga përmbytjet. Vila e prezantueses së njohur u shkatërrua nga përmbytjet që përfshinë Britaninë e Madhe. Prona prej 43 hektarësh tashmë është e rrethuar nga një liqen si një moçal pas disa ditësh shiu dhe erë të dendur.

DeGeneres thuhet se u shpërngul jashtë vendit sepse nuk donte të jetonte në SHBA pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale këtë vit. Një burim i tha më parë TMZ se komediania dhe partnerja e saj u ndjenë të zhgënjyera nga rezultatet dhe u vendosën në shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, të cilën thuhet se e blenë para zgjedhjeve.

Ndonëse mediat nuk zbuluan se prezantuesja 66-vjeçare foli kundër Trump, ajo mbështeti publikisht kandidaturën e Kamala Harris. “Nuk ka asgjë më të fuqishme se një grua, koha e së cilës ka ardhur. Mezi pres që Kamala Harris të jetë presidentja jonë e ardhshme”-shkroi DeGeneres në Instagram. DeGeneres dhe De Rossi jetonin në Kaliforni, ku gjithashtu përjetuan edhe më herët përmbytje të rënda përpara se të shpërnguleshin.

Dyshja e cila është martuar që nga viti 2008, ka vënë në shitje rezidencën e tyre të shtrenjtë në Montecito, Kaliforni, dhe ka vendosur të fillojë një jetë të re jashtë vendit, pa asnjë plan për t’u kthyer në SHBA. Komediania e njohur para disa muajsh festoi 15 vjet martesë me Portia de Rossi.

Prezantuesja e njohur dhe bashkëshortja e saj shpesh e shprehin dashurinë e tyre publikisht në rrjetet sociale. Me rastin e përvjetorit të tyre, Ellen DeGeneres ndau një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku nuk i kurseu fjalët e bukura. “Për gruan time prej 15 vitesh, unë dashurohem me ty çdo ditë. Jeta ime është e bekuar sepse ti je në të. Gëzuar përvjetorin”-shkroi ajo./K.B

Të fundit

“Ari i Zi”/ Sekuestrimi i mbi një milion litra naftë në Durrës, lihen në burg 3 persona

Nga 9 të arrestuarit e policisë gjatë operacionit politcor të koduar “Ari i Zi” për goditjen e kontrabandës së...

Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë/Gjykata zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha. Në një vendim të gjatë, Kushtetuesja argumenton arsyet pse u rrëzua kërkesa...

“Udhëtim transformues i Shqipërisë në turizëm”/ 11,7 mln vizitorë të huaj vitin e kaluar

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, theksoi se “nga 3,6 milionë vizitorë të huaj që prisnim 10 vite më parë, kryesisht...

Katër zyrtarë dënohen për shkelje tenderash, dënime të pezulluara

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim...

Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, e konfirmon Donald Trump

Qeveria izraelite dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të ndalojë luftimet në Gaza dhe do të çojë në lirimin me...

Lajme të tjera

Web TV