E keni ditur? Ja pse konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë trurin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse ti jeni ndër ata që nuk e nisni dot ditën pa diçka të ëmbël, është koha ta rimendosh këtë zakon pasi konsumimi i tepërt i sheqerit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin mendor.

Ndikon në kujtesën dhe përqendrimin tuaj
Një dietë e pasur me sheqer mund të zvogëlojë kapacitetin e trurit për të krijuar dhe ruajtur kujtime të reja. Luhatjet e nivelit të glukozës ndikojnë në rritjen e niveleve të kortizolit (hormoni i stresit), duke dëmtuar strukturat e trurit përgjegjëse për proceset e të mësuarit dhe kujtesës, si hipokampusi.

Shton rrezikun për depresion dhe ankth
Konsumimi i sheqerit ndikon në rritjen e rrezikut për depresion dhe ankth. Inflamacioni në tru, i shkaktuar nga sheqeri, kontribuon në zhvillimin e simptomave të depresionit.
Rrit mundësinë për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative
Konsumimi i tepërt i sheqerit është i lidhur me rritjen e niveleve të insulinës, që mund të dëmtojë qelizat e trurit dhe të rrisë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer-i dhe Parkinson-i. Sipas hulumtimeve ata që konsumojnë shumë sheqer kanë më shumë mundësi të zhvillojnë Alzheimer në moshë të rritur.

Krijon varësi
Sheqeri krijon një varësi të ngjashme me drogat, duke stimuluar lirimin e dopaminës, substancës kimike që na bën të ndihemi të lumtur.

Si ta përdorim sheqerin në mënyrë të shëndetshme?

Nëse nuk mund të imagjinosh ditën pa diçka të ëmbël, është koha të jesh më i vetëdijshëm për ndikimet që sheqeri ka në trurin tënd. Po, mund ta shijosh ëmbëlsirën herë pas here, por kujdes nuk duhet ta teproni./    kb

Të fundit

Veliaj:Nuk ka forcë në botë të më ndalojë të bëj fushatë për fitoren e PS-së dhe Ramës

Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë...

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri/ Avokati: Kanë bërë masakra në vendin tonë!

‘Greqia ka bërë masakra në vendin tonë, ndërsa shqiptarët emigruan në Greqi dhe e ndërtuan atë vend’, kështu është shprehur avokati Zaçe Islami. I ftuar mbrëmjen e...

KUPA E SHQIPËRISË/ Mësohen 8 skuadrat çerekfinaliste “made in Superiore”

Kupa e Shqipërisë ka mësuar sot emrat e 8 skuadrave çerekfinaliste të këtij edicioni të cilat mbeten në garë për fitoren e trofeut dhe...

Mijëra palestinezë festojnë pas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës

Mijëra palestinezë shpërthyen sot në festime në Rripin e Gazës pasi mësuan se ishte arritur një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit pas më...

Alarmi i OKB: Mbi 500 mijë fëmijë afganë rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025

Më shumë se 500 000 fëmijë në Afganistan rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025, paralajmëruan Kombet e Bashkuara. Në një deklaratë, OKB-ja tha...

Lajme të tjera

Web TV