Nis shpërndaja e bonusit/ Shpërblimet mund te tërhiqen deri ne qershor 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pensionistët në të gjithë vendin kanë nisur të tërheqin bashkë me pensionin edhe shperblimin per fundivit. Janë rreth 20 mije pensionistë që kanë tërhequr bonusin gjatë së hënën. Nga këta  14 mijë  të moshuar kanë përfituar bonusin prej 15 mijë lekësh pasi marrin një pension nën 20,000 lekë. Ndërsa rreth 6 mijë persona që përfitojnë  një pension mbi 20 mijë lekë kanë marrë 10 mijë lekë shpërblim. Sipas vendimit bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë. Nëse pensionistët nuk kanë mundësi ta tërheqin atë brenda muajit dhjetor kanë të dtrejtë që ta përfitojnë deri në datën   30 Qershor 2025. Në total në vend përfitojnë shpërblimin e fundvitit 724 mijë pensionistë, nga të cilët 511 mijë do të marrin 15 mijë lekë shpërblim dhe pjesa tjetër prej 213 mijë do të marrin 10 mijë lekë bonus.

Shpërblimin e fundvitit do ta përfitojnë personat me pension pleqërie, invaliditeti, pension familjar, social, ata me pension të parakohshëm, ish minatorët, ushtarakët, etj. Në total fatura e bonusit të fundvitit është përllogaritur 9.8 miliardë lekë. Po ashtu pensionistët do të mund të përfitojnë një tjetër bonus edhe në pranverën e 2025-ës i cili do të jetë  në varësi të rritjes ekonomike, për këtë arsye vlera e këtij shpërblimi ende nuk është përcaktuar./K.B

Të fundit

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të...

Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama për modernizimin e Partisë Socialiste. “Unë...

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos në Itali, për t’iu shpjeguar...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

Lajme të tjera

Web TV