Plagët nuk duhen shpëlarë kurrë me alkool dhe raki, ekspertët ngrejnë ALARMIN

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prerjet apo plagët nuk do të infektohen nëse i trajtojmë në mënyrën e duhur, kanë pohuar ekspertët. Kjo do të thotë që duhet shpëlarë me ujë të ftohtë dhe të pastër, kohë pas kohe të mbrohen me gazë dhe të mos irritohen me alkool dhe mjete kimike. Shkaktari kryesor për infektimin e plagëve është moskujdesi higjienik dhe përdorimi i mjeteve joadekuate për dezinfektim. Nëse plaga nuk është e thellë dhe mjeku nuk ka konstatuar se duhet bërë lidhja, nuk duhet mbështjellë, as përdorur gazë, në mënyrë që të mos krijohen baktere.

Plagën duhet mbrojtur me gazë vetëm nëse e mbulojmë me rroba, kur punojmë punë shtëpie apo gjendemi në ambient në të cilin ka shumë pluhur. Plaga e cila rrjedh gjak nuk duhet shpëlarë me alkool ose raki sepse jo vetëm që irritojnë lëkurën, por mund të jenë edhe të rrezikshme. Kur vëmë alkool në plagën e cila rrjedh gjak, enët e gjakut zgjerohen dhe mund të shkaktojnë kundërefekt. Alkoolin mund ta përdorim vetëm për të dezinfektuar lëkurën përreth plagës.

Shpejtësia e shërimit të plagës varet nga organizmat dhe aftësia e saj që të shërohet. Rikujtojmë se një leukoplast elektrik me ujë mund t’i shërojë shumë shpejt plagët tuaja. Garza futuriste ka një fushë elektrike që ndihmon shërimin e plagëve kronike dhe lëndimeve të ndryshme. Gjatë testimit te kafshët, plagët e mjekuara me leukoplastët elektrikë u shëruan 30% më shpejt se sa plagët me fasha të zakonshme. Shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Veriut thonë se gjëja më e mirë është që kostoja e prodhimit është e ulët. “Këto leukoplastë mund të prodhohen me kosto të ulët, vetëm disa dollarë”-tha Amay Bandokhar./E.T

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV