A është Shqipëria një vend i ngrohtë për bashkëqytetarët me aftësi ndryshe?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alba Malltezi

Në metronë e Milanos, në një stacion të linjës së kuqe, drejtuesja e trenit, një vajzë rreth të 30-ave, zbriti dhe vendosi një pedanë në hyrjen e vagonit. U ngjit një djalë i ri me karrocë. Të njëjtën gjë bëri dhe kur djali do të zbriste. Nuk e di se si komunikonte me drejtuesen e trenit, por me siguri kanë shpikur një mënyrë lehtësuese mes mjeteve publike dhe personave me aftësi të kushtëzuar për t’ja bërë jetën të barabartë me qytetarët e tjerë.

Edhe në qytetin më qytet, jeta e personave me aftësi ndryshe nuk është shumë e lehtë, por vullneti për të gjetur mënyra nga më të bukurat për t’i ndihmuar, është e jashtëzakonshme.

Në një spital qyteti perëndimor, ndërsa të gjithë prisnin të bënin analizat e radhës, mes tyre ishte një grua me karrocë invalidi. E sollën dy vullnetarë dhe e lanë aty, pasi kishin impenjime të tjera, me të tjerë persona që prisnin ndihmë. Infermierët e spitalit u nervozuan disi, pasi gruaja në karrocë duhej të ndihmohej për të shkuar në disa laboratorë. “Mos u shqetësoni, – tha një prej pacienteve të tjera, – e shoqëroj unë kudo!”

Në sa përurime shohim të shfaqen ministra e punonjës të administratës publike në Shqipëri dhe rrallë dëgjojmë mesazhe, impenjime, fakte në përmirësimin e infrastrukturës shqiptare në ndihmë të bashkëatdhetarëve me aftësi ndryshe. Sa të impenjuar dhe të lodhur janë familjet shqiptare pasi në supet e tyre bie shumëçka dhe pak lehtësira kanë siç do të ishte e udhës të ndodhte.

Sot ishte Dita Ndërkombëtare e Personave me aftësi Ndryshe dhe për fat të mirë ndonjë aktivitet u bë, ndonjë apel dhe fjalë u tha, por veprimet konkrete do të tregojnë se sa altruistë jemi dhe se sa në të vërtetë ua shtrojmë rrugën njerëzve që kanë nevojë./e.t

Të fundit

FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur prej ditësh një tur takimesh me diasporën shqiptare në...

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar...

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po...

Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit

Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit. Të shtunën në...

Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara

Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes që në...

Lajme të tjera

Web TV