Bonusi për pensionistët/Gonxhja:Vendimet e mëparshme kanë çuar në një vështirësi të tillë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Goxhja, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për bonusin e pensionistëve dhe skemën e pensioneve. Për bonusin Gonxhja tha se është një lloj shpërblimi që rrjedh nga buxheti i shtetit dhe jepet në varësi të rritjes ekonomike.

“Bonusi i pensionistëve është një lloj shpërblimi që siç e dini rrjedh nga buxheti i shtetit, programohet dhe jepet në varësi të rritjes ekonomike dhe rritjes buxhetore.

Theksoj edhe njëherë, nga ky bonus përfitojnë 724935 pensionistë dhe përfitues të tjerë, nga të cilët 611381 janë pensionistë me pension pleqërie dhe social.  656763 pension invaliditeti. E kam fjalën këtu, se dua të them për përmasën e këtij bonusi. 44561 persona me pension familjar, 3230 persona me trajtim të veçantë financiar.”, tha ministri.

Duke u ndalur te skema e pensioneve, ai tha se lidhet shumë me të shkuarën e politikave mbi pensionet, të cilat theksoi kanë ndikuar në mënyrë direkte mbi kredilitetin dhe mbi ardhmërinë e skemës së pensioneve.

“Situata aktuale e pensioneve lidhet shumë me të shkuarën e politikave mbi pensionet që ka ndikuar në mënyrë direkte mbi kredilitetin dhe mbi ardhmërinë e skemës së pensioneve. Skema e pensioneve ka të bëjë me atë që kontribuojmë, shumë vite përpara.

Para se të anatemojmë pensionin sot, duhet të mendojmë mirë sepse jemi të informuar për të shkuarën e atyre karrigeve që kanë ngritur dorën për politikat që na kanë çuar në një vështirësi të tillë. Jemi në nivelin më të lartë të shpenzimit të buxhetit të shtetit në funksion të politikave sociale, pensioneve, mbështetjes, bonuseve dhe pensionistëve”, tha Gonxhja./   S,M

Të fundit

Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas 2 raundeve, kampion në peshat e rënda

Philadelphia, SHBA - Boksieri shqiptar Kristian Prenga është fituesi i titullit "World Heavyweight Title" për peshat e rënda. Mirditori nuk e pati...

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të rikthente qasjen në këtë aplikacion...

Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama për modernizimin e Partisë Socialiste. “Unë...

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos në Itali, për t’iu shpjeguar...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Lajme të tjera

Web TV