“Forma ime e terapisë”/ Eneda Tarifa zbulon detaje nga periudha më e errët e jesës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë televizive, këngëtarja Eneda Tarifa ndau momente të sinqerta nga jeta e saj personale, duke treguar se ka kaluar periudha të vështira emocionale, përfshirë edhe një fazë të lehtë depresioni, të cilën nuk e kishte kuptuar menjëherë.

“Ka pasur një periudhë kur e kuptova më vonë që kisha kaluar depresion. Në atë kohë nuk e dija, por shenjat dhe simptomat që ndjeja ishin të lidhura me depresionin. Nuk ishte një depresion i rëndë, por gjithsesi një fazë e ndërlikuar për mua.

Kam pasur edhe momente ankthi, mendime që të bëjnë të pyesësh ‘pse jam këtu, pse ekzistoj,’ apo frikë për jetën. Por besoj se këto janë ndjesi që çdo njeri mund t’i përjetojë në momente të caktuara,” rrëfeu këngëtarja.

Megjithatë, Eneda pranoi se nuk ka shkuar kurrë te psikologu, edhe pse e ka menduar disa herë:

“Kam tentuar disa herë të shkoj. Kam lënë orare, por gjithmonë në momentin e fundit e kam ndryshuar mendjen. Nuk kam qenë gati të pranoj që dikush tjetër të dëgjojë ato që kam brenda meje.

Ndoshta është një ndjenjë që lidhet me mentalitetin tonë, sepse në Shqipëri ende ekziston një lloj tabuje për të kërkuar ndihmë psikologjike,” tha ajo.

Edhe pse vetë nuk ka ndjekur terapi profesionale, Eneda theksoi rëndësinë e saj për ata që ndihen në nevojë:

“Kush ka nevojë për psikolog, duhet patjetër të shkojë. Unë vetë kam kaluar shumë nga këto momente përmes muzikës, e cila ka qenë forma ime e terapisë.”/    S.M

Të fundit

Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas 2 raundeve, kampion në peshat e rënda

Philadelphia, SHBA - Boksieri shqiptar Kristian Prenga është fituesi i titullit "World Heavyweight Title" për peshat e rënda. Mirditori nuk e pati...

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të rikthente qasjen në këtë aplikacion...

Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama për modernizimin e Partisë Socialiste. “Unë...

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos në Itali, për t’iu shpjeguar...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Lajme të tjera

Web TV