Infektimet me Hiv Aids, mjeku: Shumica nga marrëdhëniet homoseksuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Arjan Harxhi e ka cilësuar alarmante infektimin e katër fëmijëve me Hiv Aids në vendin tonë.  I ftuar në A2 CNN, mjeku Harxhi theksoi se ky infeksion është 100% i parandalueshëm nëse diagnostikohet nëna shtatzënë. Sipas tij një në 3 gra të infektuara, infekton bebin dhe bebi lind me probleme të mëdha.

Katër raste te fëmijët është një shifër alarmante se nuk duhet të kishim raste te fëmijët se ky infeksion është 100% i parandalueshëm nëse diagnostikohet nëna shtatzënë dhe ky vjen si pasojë e mostestimit të grave shtatzëna.

Ne kemi testuar 7 mijë gra nga 20 mijë lindje këtë vit. Kemi dështuar në drejtim të implementimit të protokolleve. Një në 3 gra të infektuara infekton bebin dhe bebi lind me probleme të mëdha”, tha ai.

Mjeku Harxhi thekson se nga 119 raste të konstatuar në vendin tonë me HIV Aids, 80 prej janë meshkuj, që sipas tij vijnë nga marrëdhëniet homoseksuale, edhe pse në raportime ata deklarojnë të kundërtën.

Nëse shohim shifrat e këtij viti 3/4 e rasteve nga 119 raste 80 janë te meshkujt. Ne raportojmë se shumica janë përmes marrëdhënieve heteroseksuale, bindja jonë që raporte biseksuale janë të paraportuara për shkak të problemeve që lidhen me stigmën.

Meshkujt homoseksualë nuk e deklarojnë statusin e orientimit seksual. Pa dashur të biem në pozitat e diskriminimit për këtë grup.

Risku ka të bëjë me modelet e sjelljes seksuale. Modelet kazuale dhe me shumë partnerë rrit riskun e transmetimit. Ky grup është i vështirë për të arritur se imagjinoni një 20-vjeçar që nuk ia ka thënë askujt dhe kontaktet i realizon nëpërmjet rrjeteve sociale”, tha ai.

Lexo edhe :  Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Spiropali: Miratuam ndryshime në rregullore

Sipas mjekut, testim aktiv dhe në stadet e hershme është çelës për parandalimin

Është një trend në rritje i numrit të rasteve, edhe pse ne po analizojmë rastet që na vijnë nga raportimet. Duhet të kishim shifra edhe më të sakta që lidhen me studimet klinike për të vlerësuar risqet. Incidenca, prevalenca dhe grupet në rrezik. Për këto nevojiten studime por ne nuk i kemi.

Testimi i vonshëm është çështje jo vetëm e Shqipërisë. Kyçi për Hiv Aids ky është; nëse nuk ndryshon sjelljen njerëzore, ajo që na mëson shkenca është që për këtë infeksion duhet të jemi aktiv me diagnozën se përmes diagnostikimit të hershëm e shëron atë. Testim aktiv dhe në stadet e hershme është çelës për parandalimin”, deklaroi Harxhi./      S,M

Të fundit

Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama...

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos në Itali, për t’iu shpjeguar...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur prej ditësh një tur takimesh me diasporën shqiptare në Amerikë. Takimin e radhës Këlliçi thotë...

Lajme të tjera

Web TV