Kryeministrja italiane, asnjë hap pas: Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni vazhdon të jetë e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë, edhe pse tashmë kampet mikpritëse në Lezhë e Gjadër janë mbyllur, pasi çështja ka përfunduar në Strasburg.

Në një intervistë për mediat vendase, Meloni shprehet se do të gjenden zgjidhjet ligjore për çështjen e emigrantëve, duke shtuar se ajo nuk ndërmerr asnjëherë detyra që nuk funksionojnë.

“Kur na qenka mbyllur kjo marrëveshje? Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë. Unë nuk ndërmarr detyra qe nuk mund t’i përmbush. Mos u shqetësoni se do t’i gjejmë edhe zgjidhjet ligjore. Unë mendoj se marrëveshja me Shqipërinë duhet të funksionojë sepse unë mendoj se është një marrëveshje inovatore”, tha Meloni./E.T

Të fundit

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë...

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po...

Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit

Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit. Të shtunën në...

Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara

Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes që në...

Lufta dhe pasojat/ 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës

Përllogaritja për rindërtimin e sektorit shëndetësor vetëm në Gaza brenda shtatë viteve të ardhshme arrin në 10 miliardë dollarë. Kjo është raportuar nga Organizata Botërore...

Lajme të tjera

Web TV