Mosdeklarimi i pagave/ Tatimet do nisin kontrollin në 7000 biznese me risk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tatimet po bëhen gati për një aksion kontrolli, pasi rreth 7000 biznese janë të vlerësuara me risk për deklarimin e pagave.

Njoftimin e ka bërë sot institucioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke e shpërndarë edhe në rrjetet sociale. Tatimet ftojnë që të gjithë bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre.

“Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën në muajin nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor”, thuhet në deklaratë.

Sipas administratës tatimore, aksioni kundër informalitetit të pagave ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare.

Që në javën e tretë të muajit tetor ka qenë Kryeministri Edi Rama që ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar kundër informalitetit, për të nxitur deklarimin real të pagave të punonjësve. Në fillim të nëntorit vetë administrate tatimore njoftoi se nëntë mijë biznese rritën fondin e pagave me 1.25 miliard lekë, duke reaguar pozitivisht në deklaratat e listëpagesave të tyre. Sipas të dhënave zyrtare në nisje të aksionit.

Administrata Tatimore identifikoi rreth 37 mijë tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave. Tashmë 7000 prej tyre do të kalojnë në sitën e kontrollit tatimor.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:

“Kontrolli do të nisë për 7,000 tatimpagues të identifikuar me risk, të cilët nuk kanë reflektuar as pas njoftimit të dytë të Administratës Tatimore.

Ftojmë bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre! Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën në muajin nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor”./e.t

Të fundit

Spanjë, kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Garda Civile Spanjolle dhe Policia Kombëtare kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët në zonën Rego do...

Zbulohet numri i aplikantëve në platformën e PS “Deputeti që Duam”, Kuko tregon risitë

Partia Socialiste krahas përpjekjeve për të maksimizuar votën e diasporës në parlamentaret e 11 Majit, paralelisht është duke avancuar, me përzgjedhjen e kandidatëve për...

Lista Serbe: Punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë do të vazhdojnë të paguhen

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gjithë punonjësit e institucioneve paralele serbe, që u mbyllën më 15 janar nga autoritetet kosovare,...

Deputeti i PD publikon videon/ Në Bashkinë Patos ka nisur blerja e votës

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, ka ndarë video në rrjetin social Facebook, ku pretendon se PS ka nisur blerjen e votave. Baçi thotë se...

Manastirliu fton të rinjtë: Vota për PS, votë bashkimi për shqiptarët

Në 33-vjetorin e themelimit të Forumit Rinor të Partisë Socialiste (FRESH), u zhvillua Kuvendi Rinor i Tiranës, një aktivitet ku morën pjesë drejtuesit politikë...

Lajme të tjera

Web TV