“Suel Çela punon për Berishën”/ Ish-kryeministri komenton akuzat e Bardhit: Nuk vlejnë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me përgjimet e “SKY Ecc” për Sule Çelën dhe lidhjet e tij me politikën.

Berisha ka komentuar deklaratën e Gazmend Bardhit të vitit 2021, kur ai ishte krah Lulzim Bashës.

“Deklaratat politike s’kanë asnjë vlerë, janë evidente lidhet me Edi Ramën. Olsat e pushtetit janë dy Olsi Cela dhe Olsi Rama. Është njëri nga Olsat e pushtetit”– tha Berisha.

Në një konferencë publike, Gazment Bardhi tha se Suel Çela është angazhuar në mbështetje të ‘Foltores’ dhe Berishës për të mbledhur firmat që i duheshin për Kuvendin Kombëtar të PD.

“Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim.

E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela”, tha Bardhi në vitin 2021./    S,M

Të fundit

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet...

Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit

Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit. Të shtunën në...

Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara

Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes që në...

Lufta dhe pasojat/ 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës

Përllogaritja për rindërtimin e sektorit shëndetësor vetëm në Gaza brenda shtatë viteve të ardhshme arrin në 10 miliardë dollarë. Kjo është raportuar nga Organizata Botërore...

Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve

Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash në prapaskenë. Për rreth gjashtë...

Lajme të tjera

Web TV