4 dhjetor 1912, themelohet qeveria e parë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

112 vjet më parë, më 4 dhjetor të vitit 1912 u themelua qeveria e parë shqiptare. Atë ditë Kuvendi i Vlorës zgjodhi Qeverinë me kryeministër Ismail Qemalin, i cili në atë kohë kishte edhe funksionin e Ministrit të Jashtëm. Kjo qeveri e re kishte në përbërje të saj 10 ministra, politikanë, aktivistë, njerëz të shquar të lëvizjes politike e patriotike, publicistikës e jetës fetare në Shqipëri: Zëvendës-kryeministër u zgjodh Dom Nikollë Kaçorri, një personalitet i spikatur i kishës katolike, sekretar i Argjipeshkëvisë së Durrësit; Ministri i Brendshëm, Myfit Libohova, politikan i shquar shqiptar; Ministri i Arsimit, Luigj Gurakuqi, një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike; Ministri i Drejtësisë, Petro Poga, botues i gazetës “Drita” të Stambollit; Ministri i Bujqësisë Pandeli Cale; Ministri i Financave Abdi Toptani; Ministri i Luftës, Mehmet Pash Dërralla, njër ndër luftëtarët më të shquar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878; Ministri i Punëve Botore, Mit’hat Frashëri një tjetër figurë e spikatur në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit 2o-të dhe Ministri i Postë Telegrafit, Lef Nosi, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë.

Po më 4 dhjetor të vitit 1912, vetëm 6 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, u krijua edhe Ushtria Kombëtare. Për herë të parë në historinë shekullore të vendit u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, (Ministria e Luftës) e drejtuar nga Mehmet Pashë DERALLA (Tetova) dhe Shtabi i Përgjithshëm i drejtuar nga major Ali Shefqet SHKUPI. Strukturat kryesore përbërëse të saj ishin forcat aktive, rezervë ato vullnetare si edhe Xhandarmëria me 12. 000 pjesëtarë.

Të fundit

Berisha “sulmon indirekt” kryetarin e “Djathtas 1912”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe pse theksoi se e djathta është e bashkuar, nuk ngurroi të sulmonte...

Zgjedhjet 2025/ Pesha e madhe e votës së diasporës, mbi 10 mijë aplikime në 72 orë

Deri pasditen e djeshme mbi 10 mijë emigrantë aplikuan për tu regjistruar si votues në zgjedhjet e ardhshme. Emigrantët kanë afat deri më 3...

Horoskopi 14 Janar 2025! Zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Dashi Është një periudhë gjatë së cilës duhet të shihni përreth për të kërkuar zgjidhje të reja. Nëse ajo që keni nuk ju pëlqen dhe...

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve për Çmimet Oscar të këtij...

Lajme të tjera

Web TV