Akuzat për abuzime me tenderat/OSHEE padit për shpifje deputetin e PD, për kë bëhet fjalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tjetër padi për shpifje në Gjykatën e Posaçme ndaj deputetit të PD-së, Gazment Bardhi. Ai është paditur nga OSHEE lidhur me deklaratat për abuzime me tenderat.

Në seancën e parë Gazment Bardhi nuk është paraqitur, por përfaqësohej nga avokati Marash Logu. Nga shorti elektronik që u hodh në datën 13 nëntor, Elsa Ulliri u caktua gjyqtarja për hetimin paraprak.

Dosja ndaj Bardhit erdhi për kompetencë në Gjykatën e Posaçme nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Gazmend Bardhi ka një tjetër çështje për shpifje në Gjykatën e posaçme, ku është paditur nga Edmond Sulaj, ish drejtori i policisë së Shkodrës.

Ish zyrtari i policisë e paditi atë për një deklaratë të bërë në shtator në kuvend se ai është zgjedhur në postin e drejtorit të policisë së Shkodrës nga krimi i organizuar./    S,M

Të fundit

Varësia nga duhani, propozohet ulja e nivelit të nikotinës në cigare në SHBA

Zyrtarët federalë publikuan të mërkurën një propozim për të prodhuar cigare që shkaktojnë më pak varësi, duke kufizuar nivelin...

Rrëzohet avioni stërvitor në Iran, tre persona humbën jetën

Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm,...

Veliaj:Nuk ka forcë në botë të më ndalojë të bëj fushatë për fitoren e PS-së dhe Ramës

Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë transformuese që i bashkon njerëzit...

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri/ Avokati: Kanë bërë masakra në vendin tonë!

‘Greqia ka bërë masakra në vendin tonë, ndërsa shqiptarët emigruan në Greqi dhe e ndërtuan atë vend’, kështu është shprehur avokati Zaçe Islami. I ftuar mbrëmjen e...

KUPA E SHQIPËRISË/ Mësohen 8 skuadrat çerekfinaliste “made in Superiore”

Kupa e Shqipërisë ka mësuar sot emrat e 8 skuadrave çerekfinaliste të këtij edicioni të cilat mbeten në garë për fitoren e trofeut dhe...

Lajme të tjera

Web TV