Big Brother Vip Albania 4 nis së shpejti, disa nga emrat e banorëve do ju çudisin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se këtë vit Big Brother Albania Vip do jetë ‘flakë’. Këtë e themi, pasi mësuam disa nga emrat e banorëve që do jenë pjesë e shtëpisë së famshme. Përveç katër njerëzve të zakonshëm, e cila do jetë edhe risia e këtij viti, duket se organizatorët kanë ‘goditur’ në shenjë me kastin. Mësohet se në listë është Alfred Cako. Shumë i njohur për teoritë e tij konspirative, askujti nuk i shkonte në mendje që Cako do ishte një nga banorët e Big-ut këtë vit. Soni Malaj thuhet se do i bashkohet gjithashtu shtëpisë së famshme, e pasuar nga Klajdi Musabelli.

Një tjetër emër që pritet të bëjë ‘zhurmë’ aty brenda është ai i aktores së famshme Olta Daku. Me tipin dhe humorin që ka, pritshmëritë për Otën janë shumë të larta. Një bukurosh si vëllai i futbollistit të njohur Klaus Gjasula, Jurgen Gjasula, me siguri do jetë një figurë shumë e pëlqyer nga publiku femëror. Ai u pëlqye jo pak gjatë kampionatit europian që lamë pas, kur ishte i ftuar në studio të ndryshme televizive.

Renee Reffo është përfolur edhe më herët, njësoj si Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e Fiks Fare dhe Eros Grezda, bukuroshi i futbollit.

Nga ana tjetër, ish-bashkëshortja e Ledri Vulajt do jetë një tjetër emër që do i bashkohet shtëpisë së Big Brother. Sara Hoxha konfirmohet si banore dhe pritshmëritë janë të larta, duke qenë se do ketë shumë për të treguar. Xhani Demika, i cili njihet si menaxher artistësh do jetë një tjetër emër që do i bashkohet produksionit të famshëm, por edhe Akili, një aktor i ri dhe shumë premtues i ‘Portokalli’. Në natën e hapjes thuhet se do jenë gjithsej 20 banorë, por dihet që numri ndryshon nga java në javë. /    S,M

Të fundit

Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë/Gjykata zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha. Në një vendim të gjatë, Kushtetuesja argumenton...

“Udhëtim transformues i Shqipërisë në turizëm”/ 11,7 mln vizitorë të huaj vitin e kaluar

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, theksoi se “nga 3,6 milionë vizitorë të huaj që prisnim 10 vite më parë, kryesisht...

Katër zyrtarë dënohen për shkelje tenderash, dënime të pezulluara

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim...

Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, e konfirmon Donald Trump

Qeveria izraelite dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të ndalojë luftimet në Gaza dhe do të çojë në lirimin me...

Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”

Anëtari më i ri i NATO-s, Suedia do të testojë teknologjinë e re të dronëve të zhvilluar nga grupi i pajisjeve të mbrojtjes Saab...

Lajme të tjera

Web TV