Dëborë e akull! Qyteti më i ftohtë në botë, pothuajse në errësirë të përhershme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

250 kilometra në veri të rrethit arktik ndodhet “Qyteti i ngrirë” i Norilsk në Siberi.

Qyteti siberian i Norilsk u zhvillua për nxjerrjen e mineraleve në rajon, ndërsa funksiononte edhe si një vend për të burgosurit politikë. Sidoqoftë, zhvillimi i tij u përshpejtua kur, në fillim të shekullit të 20-të, gjeologu Urvantsev zbuloi depozitat e pasura të nikelit, bakrit dhe kobaltit në rrëzë të maleve Putorana.

Popullsia e qytetit filloi të rritej rreth viteve 1900. Tashmë qyteti numëron 170.000 banorë pavarësisht se stina e dimrit zgjat rreth 280 ditë. Stuhitë e dëborës e godasin qytetin rreth 130 ditë dhe qyteti mbulohet nga errësira totale për dy muaj. Alternimi i ditëve dhe netëve polare shkakton ankth, nervozizëm, përgjumje dhe depresion tek banorët.

Për shkak të kushteve të motit, banorët janë të detyruar të kalojnë pjesën më të madhe të kohës në ambiente të mbyllura. Pavarësisht se ndodhet brenda Rrethit Arktik, Norilsk ka një klimë subarktike me dimër shumë të gjatë e të ashpër dhe me verë të shkurtër e të butë. Norilsk është i mbuluar me borë reth 250-270 ditë në vit.

“Dielli i mesnatës” është mbi horizont nga 21 maji deri më 24 korrik, ndërsa periudha kur dielli nuk lind, “Nata polare” është nga 30 nëntori deri më 13 janar. Ndonjëherë në korrik temperatura kalon 25 ° C. Pjesa më e madhe e zonave përreth janë të mbuluara nga tundra natyrore pa pemë./K.B

Të fundit

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur prej ditësh një tur takimesh me diasporën shqiptare në Amerikë. Takimin e radhës Këlliçi thotë...

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar...

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po...

Lajme të tjera

Web TV