Emisioni i njohur grek ‘vjen’ në Shqipëri, gazetarët takohen me Ramën dhe me minoritetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni grek “The Reunion” me gazetarët e Saki Tanimanide dhe me George Mauride vjen në Shqipëri.

Dy moderatorët e njohur kanë vendosur që episodin e radhës së emisionit të tyre ta zhvillojnë në Tiranë, ndërsa më pas të takohen me minoritetin grek në Derviçan të Dropullit.

Ky episod i “The Reunion” do të publikohet mbrëmjen e sotme në orën 22.30 në ANT1, ku në një “trailer” për atë se çfarë do të paraqitet e cilësojnë si një ”udhëtim që i ka të gjitha”.

Moderatorët e nisin udhëtimin me një vizitë në Tiranë, ku do të takohen me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë i ka pritur në zyrën e tij, ku kanë zhvilluar edhe një “lojë” basketboll.

Më pas ata do të zhvillojnë një takim me reperin Noizyn, të cilin do ta shoqërojnë edhe në një nga koncertet e tij.

Mirëpo ky takim do të mbyllet me minoritetin grek. Dy gazetarët do të udhëtojnë për në Derviçan, ku do takohen me minoritetin grek atje./E.T

Të fundit

8 dhjetor: Dialogu me të kaluarën na frymëzon, por e ardhmja lë pikëpyetje

Elta Milori është një nga studentet e lëvizjes së dhjetorit, e cila edhe sot e kësaj dite, mban kujtime...

Asociacioni, dialogu… sfidat pas zgjedhjeve?

Ndërsa Kosova u afrohet zgjedhjeve të saj parlamentare më 9 shkurt, vendi përballet me disa sfida kritike që mund ta formësojnë të ardhmen e...

VRASJA E SHEKULLIT NË SIRTARËT E DREJTËSISË SHQIPTARE

Nga Korab RUNJA   Rrallëkush si ish-drejtuesi i Parë i Policisë së Shtetit, Artan Cuku, ka fituar pavdekësinë pas vrasjes për shkak të detyrës nga falangat...

Brahimllari ikën tek PS, PL: “Sufllaqexhi” i përdorur nga Rilindja

Endrit Braimllari, ish-anëtar i Partisë së Lirisë dhe një figurë dikur e afërt me Ilir Metën, ka shkaktuar debat të gjerë me deklaratën e...

Berisha “sulmon indirekt” kryetarin e “Djathtas 1912”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe pse theksoi se e djathta është e bashkuar, nuk ngurroi të sulmonte anëtaren e gjykatës kushtetuese Masida...

Lajme të tjera

Web TV