“Është radha jonë për të fituar”/ Berisha: Rama do rrëzohet bashkë me Perandorinë e Soros

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu demokrat Sali Berisha në emisionin “Open” në News24, duke folur për dekretin e Presidentit që zgjedhjet parlamentare të mbahen në 11 maj, tha se Bajram Begaj firmosi dekretin që i përcaktoi Edi Rama.

Berisha tha se zgjedhjet nuk do të bojkotohen.  Ai tha se opozita insiston për qeveri teknike, por në 2025 është rradha jonë e fitores.

“Do të bëjmë gjithçka për ta larguar nga pushteti, është rradha jonë për të fituar. Kanë ndryshuar dy gjëra shumë të mëdha: janë dy rezoluta të dy organizmave mjaft të mëdha, që janë shkatërrimtare për Edi Ramën dhe regjimin e tij.

Njëra prej është votuar nga 108 parti të qendrës së djathtë në mbarë Botën. Keni rezolutën e PPE-së, ku Edi Rama ka dërguar me dhjetra mesazhe që të mos miratohej rezoluta. Ka dërguar mesazhe duke thënë se do të bënte reformimin e opozitës, me pak fjalë e ka shpallur veten diktator.

 

 

Fitorja e Donald Trump e nxjerr Ramën siç është para gjithë Botës. Perandoria e Xhorxh Soros do të shembet. Edi Ramën e ka mbajtur në pushtet perandoria e Soros”, tha Berisha.

Ai tha se Edi Rama në 2021 i bleu zgjedhjet, ndërsa në 2023 përdori mjete shumë më të mëdha dhe 100 mijë vota më shumë mori.

“Kandidatët e Edi Ramës morën miliona, ndërsa ata të opozitës morën zero lekë. Sot Edi Rama u vërsul për Olsin kundër Gazment Bardhit. Olsi është me dokumente, por dosja e Olsit është në agjenci të tjera”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet...

Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit

Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit. Të shtunën në...

Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara

Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes që në...

Lufta dhe pasojat/ 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës

Përllogaritja për rindërtimin e sektorit shëndetësor vetëm në Gaza brenda shtatë viteve të ardhshme arrin në 10 miliardë dollarë. Kjo është raportuar nga Organizata Botërore...

Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve

Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash në prapaskenë. Për rreth gjashtë...

Lajme të tjera

Web TV