Kërkesat për azil, Shqipëria dhe Kosova “thyejnë” rekordet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta. Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin (EUAA) gjatë muajit shtator të këtij viti u paraqitën 586 kërkesa të reja për azil nga Shqipëria dhe 584 kërkesa nga Kosova.

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kryesojnë me një diferencë të dukshme se vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për nga kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin (EUAA) gjatë muajit shtator të këtij viti u paraqitën 586 kërkesa të reja për azil nga Shqipëria dhe 584 kërkesa nga Kosova.

Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria gjatë muajit shtator është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet e tjera në rajon ku nga Maqedonia e Veriut janë paraqitur në një nga vendet e Bashkimit Europian 286 kërkesa për azil, nga Serbia 252, nga Bosnjë Herzegovina 252 dhe nga Mali i Zi vetëm 46 kërkesa.

Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian në nëntë muajt e parë të këtij viti ka shkuar në rreth 5500. Nga të dhënat e publikuara më herët nga Agjencia Europiane për Azilin rreth 2700 kërkesa të shtetasve nga Shqipëria të mbledhura gjatë vitit të shkuar janë në pritje për t`u shqyrtuar.

Kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë në numrin më të lartë vijojnë në dy vendet fqinje Itali dhe Greqi, por edhe në Francë dhe në Gjermani. Agjencia Europiane për Azilin (EUAA) tha se autoritetet për azilin në Bashkimin Europian morën 84,000 kërkesa për azil nga shtetas me kombësi të ndryshme në shtator të këtij viti.

Lexo edhe :  Viti i Maks Velos/ Bardhyli: Do rikthejmë veprat e tij

Kërkesat janë në shifra të qëndrueshme të këtyre muajve të fundit, por me një të tretën më pak në krahasim me kulmin e vjeshtës së kaluar, thotë Agjencia europiane për Azilin. Sipas EUAA numri i çështjeve në pritje të një vendimi të shkallës së parë vazhdoi të rritet, duke arritur në 969,000 në fund të shtatorit 2024, që është më i madhi në këto tetë vitet e fundit.

Agjencia për Azilin tha se deri në fund të shtatorit 2024, rreth 4.3 milionë persona përfituan nga mbrojtja e përkohshme në Bashkimin Europian pasi u larguan nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Shumica e përfituesve u pritën nga Gjermania dhe Polonia, por Çekia priti më shumë përfitues për frymë, thotë Agjencia Europiane për Azilin. VOA/    S,M

Të fundit

Gjykata Evropiane e Audituesve në alarm për ndotjen urbane, kërcënim i madh mjedisor

Qytetet evropiane janë shumë të zhurmshme dhe ndotja e ajrit mbetet një kërcënim i madh mjedisor për shëndetin në...

Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje

Vetëm katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit të këtij viti, kemi zhvillime të çuditshme në radhët e PD dhe të vetë opozitës...

E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin?

"Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ato do të lirohen së shpejti," ka njoftuar Donald Trump në Truth, duke konfirmuar lajmin...

Varësia nga duhani, propozohet ulja e nivelit të nikotinës në cigare në SHBA

Zyrtarët federalë publikuan të mërkurën një propozim për të prodhuar cigare që shkaktojnë më pak varësi, duke kufizuar nivelin e nikotinës. Megjithatë, ky synim,...

Rrëzohet avioni stërvitor në Iran, tre persona humbën jetën

Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm,...

Lajme të tjera

Web TV