‘Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet’/Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu, në “Frontline”, kritikoi ashpër parlamentin e sotëm, duke e cilësuar si më banal në historinë politike të Shqipërisë që prej vitit 1912. Sipas Spahiut, niveli etik dhe profesional ka pësuar regres të thellë, duke sjellë sjellje të papranueshme në publik.

Spahiu nënvizoi humbjen e elitave që dikur dominonin parlamentin dhe kritikoi një model sjelljeje që, sipas tij, transmeton energji negative në politikën shqiptare.

‘Nga 1991 jam ndjekës kryesor i çdo legjislaturë, seancave dhe ecurisë. flas dhe për parlamentin e komunizmit, edhe për parlamentin e luftës së dytë. Ky nuk është më i dobët, por më banali në historinë politike shqiptare. Nga 1912 nuk ka legjislaturë më banale, jo etike, jo profesionale, sesa kjo. Është një fatkeqësi që një kategori nën nivelin mediokër të shoqërisë ka sjellje banale para mediave me nivelin më të ulët etike. Gra deputete që sillen si burra, dhe burra si gratë. Gratë sillen si të forta dhe burrat pa pikë karakteri. Brenda një legjislaturë ndryshime radikale, njerëz që rrihen me shkopa dhe pastaj puthen. Gra që artikulojnë si të fortat e lagjes, këta po transmetojnë energji negative shumë të fortë.’

Ai theksoi se sistemi i listave të mbyllura ka ndikuar negativisht, duke favorizuar individë që kopjojnë sjelljet e liderëve pa shfaqur karakter personal.

‘Sistemi i listave të mbyllura kërkon që të gjithë këto gra që sillen si burra dhe këto burra që sillen si gra, ti tregojnë liderit që kopjon stilin e kryetarit dhe ta kopjojnë duke bërë çdo gjestikulacion. Njeriu që ka futur denigrimin familjar është vetëm 1. Nuk e ka pasur Fatos Nanon artikulimin e tij për të denigruar kunatin, motrën. E ka futur vetëm një Sali Berisha. 25 vjet komunist, kishte modelin e denigrimit familjar. Si ato bënin zap elitat, ishte vetëm 1 duke denigruar familjen. Në mënyrën e vet e ka modernizuar në sistemin pluralist. Tani hyhet me libër shtëpie.

Lexo edhe :  Reshjet masive të borës, probleme në qarkullimin e automjeteve në disa zona malore

Banaliteti ka dominuar mbi etikën. Fyerjet mbi profesionalizmin dhe në gjithë kontekstin e situatës, i pakrahasueshëm në 34 vite kemi regres të nivelit parlamentar. Kur ka qenë Dash Shehi, Uran Butka, Petrit Kalakula, elita sollën model që ka humbur. Tani është modeli i çupëlinave dhe gjysëm burra gra që nuk dihet ç’model kanë. Po të marrësh fotot e deputetëve para 100 vitesh, 70 vitesh edhe ato Lenka Çukot kanë qenë më të mirë se Lenkat sot.’/e.t

Të fundit

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur prej ditësh një tur takimesh me diasporën shqiptare në Amerikë. Takimin e radhës Këlliçi thotë...

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar...

Lajme të tjera

Web TV