Lihet në fuqi arresti shtëpiak, Gjykata Kushtetuese rrëzon Jamarbër Malltezin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi çështjen e ngritur nga Jamarbër Malltezi, me objekt kërkesën për shfuqizimin e disa vendimeve të GJKKO, të Gjykatës së Apelit dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të papajtueshmërisë së këtyre vendimeve me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pas shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, vendosi rrëzimin e kërkesës së dhëndrit të Berishës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme prej 5 gjyqtarësh për të marrë vendim.

Njoftimi i Gjykatws Kushtetuese:

Në datën 05.12.2024, Gjykata Kushtetuese ( Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Jamarbër Malltezi, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 116, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenin 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, vendosi rrëzimin e kërkesës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh./E.T

Të fundit

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur prej ditësh një tur takimesh me diasporën shqiptare në Amerikë. Takimin e radhës Këlliçi thotë...

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar...

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po...

Lajme të tjera

Web TV