Sot do të mblidhet sërish Kuvendi. Seanca parlamentare do të nisë në orën 10:00. Gjatë seancës së sotme parlamentare do të zhvillohet interpelanca urgjente e kërkuar nga grupi i PD-së me ministren Ogerta Manastirliu.
Rendi i ditës
PER MBLEDHJEN E KUVENDIT NE SEANCE PLENARE, DATE 5.12.2024, ORA 10:00
Ne mbeshtetje te nenit 7, pika 6, dhe nenit 2711 te Rregullores se Kuvendit, bazuar ne kalendarin
e punimeve per periudhen 25 nentor- 13 dhjetor 2024,
URDHEROJ:
Mbledhjen e Kuvendit ne seance plenare ne daten 5.12.2024, ora 10:00.
Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:
Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 3.12.2024.
Njoftime.
Interpelance urgjente me Ministrin e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu, kerkuar nga Grupi Parlamentar i Partise Demokratike.
Projektligji “Per ratifikimin e marreveshjes ndryshuese me shkembim letrash te marreveshjes se huas, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim, per projektin “Per permiresimin e sistemit te shendetesise”, ratifikuar me ligjin nr.57 /20 15″.
Projektvendim “Per miratimin e organikes dhe klasifikimit te pagave te punonjesve administrative pas mbarimit te mandatit te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit”.
Projektvendim “Per miratimin e organikes dhe klasifikimit te pagave te punonjesve administrative pas mbarimit te mandatit te Komisionereve Publike”.
Diskutime per çeshtje jashte rendit te dites.
III. Ngarkohen sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik, si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.
IV. Ky urdher hyn ne fuqi menjehere./ S,M