Paralajmëron kreu i Forcave të Armatosura/ Bota, në prag të epokës së tretë bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota është në prag të një epoke të tretë bërthamore, kështu ka paralajmëruar kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar Tony Radakin.

“Bota ka ndryshuar. Fuqia globale po zhvendoset dhe një epokë e tretë bërthamore është përpara nesh. Kjo epokë e tretë bërthamore, e cila është “në agim”, vjen nga dilema të shumta me teknologjitë bërthamore të përhapura dhe shkatërruese, dhe mungesa pothuajse totale e arkitekturave të sigurisë”, tha kreu i forcave të armatosura britanike, shkruan CNN.

Sipas tij, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe konfliktet e shumta në Lindjen e Mesme kanë përmbysur stabilitetin global, tha ai ndër të tjera. Vendosja e trupave të Koresë së Veriut në kufirin e Rusisë me Ukrainën ishte “zhvillimi më i jashtëzakonshëm” i vitit.

Ai tha se zhvillimet e fundit sç janë përdorimi i dronëve të furnizuar nga Irani dhe kërcënimet e Rusisë për të armatosur rebelët Houthi të Jemenit në hakmarrje ndaj mbështetjes së Ukrainës nga Perëndimi janë mjaft kritike për zhvillimet e luftës, e cila po merr tashmë përmasa globale.

Në nëntor, Rusia përditësoi doktrinën e saj bërthamore , dy ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden i dha Ukrainës lejen për të goditur objektivat brenda Rusisë me armë të prodhuara nga Amerika.

Pavarësisht kësaj, Radakin beson se ekziston vetëm një “shans i largët” që Rusia të sulmojë ose pushtojë NATO-n, pasi ajo e di se “përgjigja do të ishte dërrmuese, qoftë konvencionale apo bërthamore”.

“Strategjia e parandalimit nga NATO po funksionon,” tha shefi i forcave të armatosura. Por NATO duhet të mbahet e fortë dhe të forcohet kundër një Rusie më të rrezikshme”, tha ai.

Shqetësimi global po e ndan botën në tre grupe, tha Radakin. Në një grup janë shtetet autoritare “që kërkojnë të sfidojnë rregullat globale”, duke përfshirë Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin.

Lexo edhe :  Donald Trump thotë se do i japë "TikTok"-ut edhe 90 ditë kohë sapo të marrë detyrën

Në të dytën janë “kombet përgjegjëse”, kryesisht duke përfshirë demokracitë, por edhe monarkitë e Gjirit dhe të tjera që janë “të përkushtuara për partneritet dhe për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në botë”, vazhdoi ai.

Grupi i tretë përbëhet nga vende që “qendrojnë mes dy grupimeve për përfitim maksimal”, tha Radakin.

Vendet e NATO-s duhet të mbajnë një avantazh ndaj kundërshtarëve të tyre në mënyrë që t’i mposhtin ata, shtoi ai.

‘Në tetor, një sulm izraelit në Iran shkatërroi aftësinë e Teheranit për të prodhuar raketa balistike për një vit dhe “shkatërroi pothuajse të gjithë sistemin e mbrojtjes ajrore të Iranit. Në këtë kuptim, Rusia po na tregon se si të mos luftojmë. Dhe Izraeli, në përgjigjen e tij ndaj Iranit, na ka treguar avantazhin joproporcional të mënyrave moderne të luftimit”, tha Radakin./e.t

Të fundit

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të...

Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama për modernizimin e Partisë Socialiste. “Unë...

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos në Itali, për t’iu shpjeguar...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

Lajme të tjera

Web TV