Shehi: Berishës i urojmë punë të mbarë, por në zgjedhje nuk dalim krah tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Dashamir Shehi, kreu i LZHK, tha në emisionin “Opinion” në News24 se forca politike që drejton nuk do të bashkëpunojë me PD-në e Sali Berishës në zgjedhje. Shehi tha pohuar se ka një bashkëpunim me partinë Djathtas 1912 të krijuar nga Enkelejd Alibeaj.

Ai tha se Sali Berisha dhe të tjerë pranë tij janë munduar që kundërshtarin politik ta gjejnë anash, por ne mendojmë se e kemi përballë dhe ai është Edi Rama.

“Sali Berisha e ka drejtuar PD edhe duke qenë në shtëpi dhe nuk ndryshon asgjë fakti se tani po e drejton nga zyra. Dikur dilte nga 2-3 orë në televizion, tani jemi në një jetë normale opozitare.

Berisha ka të gjitha mjetet e veta për zgjedhjet.  Ka vulën, ka zyrën,për të cilën u përleshën me palën tjetër, ka lirinë e vet, ka edhe ligjin me listat e mbyllura.

Ka të gjitha armët për të bërë opozitë sipas mënyrës së tij, i urojmë punë të mbarë, por ne nuk bashkëpunojmë me të pasi janë disa çështje shumë të rëndësishme që na ndajmë ku përfshihen edhe marrdhëniet me ndërkombëtarët.

Kundërshtari politik është përballë, kur Berisha është munduar ta gjejë anash kundërshtarin”, tha Shehi./e.t

 

Të fundit

8 dhjetor: Dialogu me të kaluarën na frymëzon, por e ardhmja lë pikëpyetje

Elta Milori është një nga studentet e lëvizjes së dhjetorit, e cila edhe sot e kësaj dite, mban kujtime...

Asociacioni, dialogu… sfidat pas zgjedhjeve?

Ndërsa Kosova u afrohet zgjedhjeve të saj parlamentare më 9 shkurt, vendi përballet me disa sfida kritike që mund ta formësojnë të ardhmen e...

VRASJA E SHEKULLIT NË SIRTARËT E DREJTËSISË SHQIPTARE

Nga Korab RUNJA   Rrallëkush si ish-drejtuesi i Parë i Policisë së Shtetit, Artan Cuku, ka fituar pavdekësinë pas vrasjes për shkak të detyrës nga falangat...

Brahimllari ikën tek PS, PL: “Sufllaqexhi” i përdorur nga Rilindja

Endrit Braimllari, ish-anëtar i Partisë së Lirisë dhe një figurë dikur e afërt me Ilir Metën, ka shkaktuar debat të gjerë me deklaratën e...

Berisha “sulmon indirekt” kryetarin e “Djathtas 1912”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe pse theksoi se e djathta është e bashkuar, nuk ngurroi të sulmonte anëtaren e gjykatës kushtetuese Masida...

Lajme të tjera

Web TV