Sula befason me deklaratën: Berisha babai ynë shpirtëror, nuk krahasohet me asnjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka komentuar rikthimin e Sali Berishës në parlament pas lirimit nga arresti shtëpiak.

Gjatë një dalje televizive, Dashnor Sula është shprehur se Berisha është babai shpirtëror i demokratëve dhe nuk ka asnjë si ai në grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Sula theksoi se ajo që është më e rëndësishme është se Berisha tregoi se është në formë të mirë mendore dhe fizike pasi gjatë deklaratave të tij në parlament nuk gaboi asnjë fjalë.

Sipas deputetit të PD, kjo është një gjë e mirë pasi do t’i udhëheqë në fushatën elektorale të vitit 2025.

“Ka kaluar gati një javë nga rikthimi i Berishës. Emocioni i parë ishte ditët e para. Por si mbledhje e grupit të PD ka një vlerë të veçantë, sepse po të kuptosh përgjatë këtyre 333 ditëve, nuk mund të krahasohet qasja apo figura apo vokacioni që krijon Berisha, me asnjë figurë tjetër nga grupi parlamentar, edhe kur ishte Basha.

Unë e kam thënë edhe në momentin që kam pasur qasje ndryshe, që ai është babai ynë shpirtëror. Por duhet ta theksoj një fakt, datën 2 dhjetor, pati një prezantim të buxhetit nga Berisha, te grupi Parlamentar dhe gjithë seksionet.

Mjafton të përmendësh që nuk gaboi një fjalë, tregoi që është i kthjellët në kuptimin e pikëpamjes mendore e fizike dhe ne demokratëve na bëhet mirë se do udhëheqë fushatën”, tha Sula./  S.M

Të fundit

A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pasi të NDALOHET

TikTok bëri një përpjekje të fundit në Gjykatën Supreme që synonte të ndalonte bllokimin e aplikacionit që do të...

Kryeministri sot në Romë për prezantimin e ‘Giro d’Italia’

Kryeministri Rama do të vizitojë sot Romën me rastin e prezantimit të ‘Giro d'Italia’. Këtë vit në fakt gara e çiklizmit do të nisë...

Çfarë janë kutitë e zeza dhe si ndihmojnë në hetimin e katastrofave ajrore?

Të dhënat e fluturimit dhe regjistruesit e zërit në kabinë në aeroplanin e Jeju Air që u rrëzua më 29 dhjetor në Korenë e...

Shitu

Nga Edison Ypi A do të pasurohesh ? A do t’i thush fukarallëkut një herë e mirë: Ma nxive jetën, ma more shpirtin, mjaft të...

Si ta përballojmë stresin nga moti i ftohtë me shi

Moti i ftohtë dhe me shi shpesh mund të ndikojë negativisht në humor dhe shëndetin tonë, duke shkaktuar lodhje, demotivim dhe madje edhe stres....

Lajme të tjera

Web TV