Tkurrje dramatike e segmentit të ish-të përndjekurve në elektoratin e PD-së së Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Para një dekade hartova dhe drejtova një sondazh rigoroz opinioni me 1200 të anketuar në gjithë vendin për fondacionin gjerman Konrad Adenauer Stiftung.

Fokusi ishte në veçanti tek opinioni i shtresave të ndryshme të ish-të Përndjekurve Politikë. Përkufizimi i familjeve të përndjekura përfshinte ato që kanë pasur të afërm të pushkatuar dhe/ose të burgosur dhe/ose të internuar, dhe/ose të arratisur dhe/ose të dëbuar dhe/ose të shpallur kulak dhe/ose të përjashtuar nga partia dhe/ose të transferuar në provinca të largëta dhe/ose të paarsimuar për arsye politike/biografike etj.

Nga ai sondazh rezultoi se 55% votueve të PD-së më 2013 ishin nga familje të përndjekura gjatë regjimit komunist.

Vijmë në ditët e sotme.

Në pranverë hartova dhe drejtova një sondazh rigoroz opinioni me 1100 të anketuar në gjithë vendin për fondacionin gjerman Friedrich Ebert Stiftung. Fokusi nuk ishte në veçanti tek opinioni i shtresave të ndryshme të Ish-të Përndjekurve Politikë, por kishte edhe pyetje rreth tyre.

Nga ai sondazh, rezultoi se pasardhësit e familjeve të përndjekura gjatë regjimit komunist përbënin vetëm 27% të zgjedhësve që ia dhanë votën kandidatëve për kryebashkiakë të Berishës.

Një rënie dramatike kjo e peshës specifike të segmentit të ish-të përndjekurve politikë në elektoratin e PD-së së Berishës: nga 55% në 27%!!!/K.B

Të fundit

Berisha “sulmon indirekt” kryetarin e “Djathtas 1912”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe pse theksoi se e djathta është e bashkuar, nuk ngurroi të sulmonte...

Zgjedhjet 2025/ Pesha e madhe e votës së diasporës, mbi 10 mijë aplikime në 72 orë

Deri pasditen e djeshme mbi 10 mijë emigrantë aplikuan për tu regjistruar si votues në zgjedhjet e ardhshme. Emigrantët kanë afat deri më 3...

Horoskopi 14 Janar 2025! Zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Dashi Është një periudhë gjatë së cilës duhet të shihni përreth për të kërkuar zgjidhje të reja. Nëse ajo që keni nuk ju pëlqen dhe...

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve për Çmimet Oscar të këtij...

Lajme të tjera

Web TV