Vendimi i UEFA-s në sfidën ndaj Rumanisë, Federata e Kosovës procedon në CAS ankesën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA vendosi që t’i japë fitoren në tavolinë 3-0 Rumanisë pas braktisjes së ndeshjes nga Kosova. Federata e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë me dije se ka dërguar çështjen në CAS.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opionionin publik se në afatin e përcaktuar kohor, ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani- Kosovë, të datës 15.11.2024.

FFK-ja, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesish nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar.

Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor./ D.C

Të fundit

Berisha “sulmon indirekt” kryetarin e “Djathtas 1912”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe pse theksoi se e djathta është e bashkuar, nuk ngurroi të sulmonte...

Zgjedhjet 2025/ Pesha e madhe e votës së diasporës, mbi 10 mijë aplikime në 72 orë

Deri pasditen e djeshme mbi 10 mijë emigrantë aplikuan për tu regjistruar si votues në zgjedhjet e ardhshme. Emigrantët kanë afat deri më 3...

Horoskopi 14 Janar 2025! Zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Dashi Është një periudhë gjatë së cilës duhet të shihni përreth për të kërkuar zgjidhje të reja. Nëse ajo që keni nuk ju pëlqen dhe...

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve për Çmimet Oscar të këtij...

Lajme të tjera

Web TV