Zhupa ofendon Braçen/ Proteston maxhoranca, largohet nga salla e Kuvendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetë të maxhorancës dhe ministrat e kabinetit janë larguar nga salla e Kuvendit, në shenjë proteste ndaj ofendimeve të deputetes Ina Zhupa në drejtim të socialistit Brace.

Grupi i deputetëve dhe ministrave të Partisë Socialiste kanë braktisur sallën e Kuvendit pasi demokratja Ina Zhupa replikoi me deputetin socialist, Erion Braçe dhe e quajti këtë të fundit si “‘kone’, ‘të ha m** goja’!”

Sapo Zhupa mori fjalën për interpelancë, ajo iu drejtua me fjalë fyese socialistit.

“Keni një problem të madh me gjatësinë, unë Nuk i dëgjoj ata nën 1 e 50 metra, nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse se unë nuk ia jap të drejtën vetes të të them ‘kone’ edhe pse të thonë të gjithë. Kemi një shprehje ne nga anët tona për fëmijët kur futen në çështje të të mëdhenjve, ne u themi ‘o Erion t’u rrittë boja sa shumë M të ha goja”, tha Zhupa.

Deputetët e maxhorancën kanë braktisur sallën e seancës plenare, ndërsa Zhupa mbante fjalën e saj gjatë interpelancës me Ministren e Arsimit, deputetët e maxhorancës janë larguar, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka kërkuar nga deputetja demokrate të kërkojë ndjesë.

“Në emër të grupit të PS mbështetur në rregullore, në moral. Kërkoj që seanca të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë ndjesë publike.” -tha kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi .

Në kulmin  e këtij debati, kryeparlamentarja Spiropali kërkoi ndjesë në emër të kuvendit të Shqipërisë, për gjuhën e përdorur nga deputetët në sallë, ndërsa ndërpreu punimet e seancës.

“E kërkoj unë faljen në emër të Kuvendit të Shqipërisë, për të gjithë deputetët, të gjitha ato që qytetarëve u kanë dëgjuar veshët, qofshin të djathtë qofshin të majtë, kushdo duhet të marrë dënim. Seanca ndërpritet, jemi në mes të një interepelance, ka nevojë që interpelanca të zhvillohet sipas rregullores. Po e ndërpres seancën për të marrë masat që kjo interpelencë të vijojë”- perfundoi Spiropali./    S,M

Të fundit

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur prej ditësh një tur takimesh me diasporën shqiptare në Amerikë. Takimin e radhës Këlliçi thotë...

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar...

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po...

Lajme të tjera

Web TV