A do rikthehesh në politikë? Ish-presidenti Topi habit me përgjigjen e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bamir Topi kritikon në një emision televiziv perceptimin e gabuar të politikës si një sport fizik, duke theksuar mungesën e rregullave të lojës dhe manipulimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.

Ai shpreh admirimin për të rinjtë, të cilët janë të artikuluar dhe pa barrë mëkatesh, por përballen me barriera të mëdha për t’u afirmuar në politikë. Topi shpreh dëshirën për një parlament me zëra autentikë dhe të vërtetë, larg figurave “hibride” të politikës aktuale.

‘Kemi ide të gabuar për politikën. E konsiderojmë si sport fizik. Deduksioni logjik është në momentin më të mirë kur njeriu ka eksperiencë. Problemi është që nuk mund të futesh ku nuk ka rregulla loje. Depersonalizohesh gjatë rrugë. Nëse je në korsinë tënde, je në garë, por në rast se të fusin një stërkëmbësh nuk është më gara jote. Me zë dhe figurë kemi parë si vidhen zgjedhjet në Shqipëri nuk është më sporti im.

Këta të dy e njohin mirë këtë zanat. Vazhdojnë dhe do i duhet shumë punë të rinjve. Kam admirim për të rinjtë. I shoh zëra të artikuluar. Janë pa peshë mëkatesh. Artikulimin e kanë të argumentuar, janë futur në çështjet më sensitive të shoqërisë, por kanë murin e madh kinez për të kapërcyer. Dua ti shoh në parlament. Më me ëndje dëgjoj telefonatat e mëngjesit, të njerëzve që janë bio dhe të vërtetë. Nuk kam dëshirë të dëgjoj zërat hibrid në parlament,’, tha Topi./K.B

Të fundit

Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara

Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në...

Lufta dhe pasojat/ 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës

Përllogaritja për rindërtimin e sektorit shëndetësor vetëm në Gaza brenda shtatë viteve të ardhshme arrin në 10 miliardë dollarë. Kjo është raportuar nga Organizata Botërore...

Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve

Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash në prapaskenë. Për rreth gjashtë...

Demokratët “zbarkojnë” në Itali, takim me shqiptarët: Vota e diasporës, vendimtare!

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me shqiptarë të cilët jetojnë në zonën e Brescias në Itali. Të pranishëm në takimi ishin Sekretari i Përgjithshëm...

Cila është sëmundja “e heshtur” e syrit? Ja dëmet e pakthyeshme në shikim

Në morinë e sëmundjeve të syrit, Glaukoma njihet si sëmundja “e heshtur” e të parit, pasi dëmtimet nuk evidentohen në fazat fillestare për shkak...

Lajme të tjera

Web TV