Indeksi global i lumturisë, ja si renditet Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pensionistët shqiptarë rezultojnë të jenë më të palumturit në Europë. Indeksi Global i Lumturisë e rendit vendin tonë të 103-tin mes 143 vendeve të marra në studim. Ne pyetëm disa prej pensionistëve në qendër të kryeqytetit të cilët u përgjigjën.

“Po çfarë lumturie kam unë tani në moshën 86 vjeç, kur të gjithë fëmijët kanë dalë jashtë shtetit. Gruaja më vdiq. Pension skam, 137 mijë lekë pension kooperative, 55 mijë lekë i marr ilaçe, dhe se si jetoj, mos më pyet për lumturinë hiç”, tha një pensionist.

“Ne jemi shumë të lumtur, sa me hëngër një çap buke, jo për gjë tjetër, unë 200 mijë lekë i dua ilaçe dhe vizitë në muaj, 300 mijë lekë marr pension, ça i lumtur jam unë?”-u shpreh një tjetër.

“Lumturia është nëse unë kam para që të më teprojnë. Nëse unë mundësi të shkoj në gjithë botën, të bredh dhe përsëri të kthehem aty ku më do qejfi mua. Ajo është lumturi. Ne si do jemi të lumtur? Po të ishim të lumtur, nuk rrinim këtu ne”,-vijoi një pensionist.

Sipas raportit personat mbi 60 vjeç në Shqipëri janë më të palumtur edhe në raport me grupmoshat e tjera, dhe njëkohësisht niveli i palumturisë ka ardhur në rritje në krahasim me raportin e vitit 2006.

“Shkaku i parë është ndryshimi i tipologjisë së familjes shqiptare. Këto 30 vjet ka ndodhur një përmbysje e madhe nga familje e dikurshme ku roli i të moshuarve ishte i madh. Kalimi tek familja modern solli një ridemsionim të statusit të të moshuarit dhe ato e kanë përjetuar shumë. Mendoj se emigracioni është faktor shumë i rëndësishëm që ka ndikuar. Ju garantoj që ndër faktorët kryesor, vetmia, është një faktor që i dperimon të moshuarit. Sëmundjet nuk i lënë të moshuarit që të jenë të lumtur. Padiskutim do ishte qesharake që të thonim që të moshuarit do të ishin të lumtur dhe pa para”,-tha sociologu Gëzim Tushe.

Lexo edhe :  Faji i dekoltesë!/ Zuckerberg kapet 'mat' duke i hedhur sytë të fejuarës së Jeff Bezos

Duke njohur faktorët që i bëjnë të moshuarit të palumtur, sociologu thotë se ka ardhur koha për të ndërmarr veprime, që të përmirësojmë cilësinë e jetës së moshë së tretë në vendin tonë. Së pari duke i socializuar ato që të mos ndihen vetëm, duke i bërë të ndihën të dobishëm në familje dhe shoqëri./k.b

Të fundit

Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të Çopjave, kush është Arben Lamçja?

Arben Lamçja akuzohet nga SPAK se është pastruesi i parave të krimit të Franc dhe Hajdar Çopja të cilëve SPAK...

Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, tregjet financiare globale pësojnë ndryshime

Pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka shumë ndryshime të tregjeve globale këtë mëngjes. Sipas mediave të huaja, kërcënimet për tarifat e...

Ja kujt i bie barra ekonomike nëse Trump mban zotimin dhe tarifon me 10% BE-në dhe Kinën

Duke iu përmbajtur një prej premtimeve të tij elektorale, Donald Trump thotë se po mendon të vendosë një tarifë prej 10% për mallrat që...

I dhanë fund martesës 30-vjeçare, reagon për herë të parë gruaja e Pep Guardiolas

Cristina Serra, gruaja e Pep Guardiola-s, ka folur për herë të parë pas ndarjes nga trajneri i Manchester City-t dhe ka thënë se ndihet...

5 veshjet më të ngrohta dimërore

Kombinojini me çizme dhe mbështilleni menjëherë nw tw ngrohtw. Asgjë më mirë se një fustan dimëror nuk zgjidh pamjet e periudhës dhe përshtatet me...

Lajme të tjera

Web TV