Jozefina Topalli krahason Berishën me Donald Trump: Do na rikthejë në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka krahasuar rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha me atë të Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

Komentet Topalli i bëri në emisionin ‘Çdo kënd me Merita Haklaj’ në A2 CNN, ku tha se kur Trump akuzohej dhe fotografohej si i dënuar, askush nuk mendonte se ai do të vinte në pushtet.

Ajo shtoi gjithashtu se rikthimi i tretë i Berishës ka ndodhur tani, pas ardhjes së tij në pushtet në vitin 1992 dhe në vitin 2005.

Po mendoja Trump në SHBA, ndoshta përpara një viti kur ai ishte nën akuzë, kur i bënin foto si i dënuar, si i akuzuar, askush nuk mendonte se ai ishte në pushtet. Dhe mosha është e njëjtë dhe është rikthyer praktikisht në pushtet. Rikthimi i tretë i Berishës faktikisht ka ndodhur.

I pari në 91, i dyti pas 97 dhe i treti tash. Para pak ditësh një e njohur imja më çoi një video në tik tok, unë skam Tik Tok. Më kujtohej që ishte periudha e 2021 kur e shpallën non grata, kur Basha me vendim personal e përjashtoi nga partia. Dhe më morën në një emision televiziv dhe më thanë çfarë do bëhet.

Unë i thashë që kam një eksperiencë nga viti 1997, kur Berishën të gjithë e izoluan, ishte më keq se shpallja non grata, kur PD ishte izoluar. Dhe askush nuk besonte se mund ta çonte këtë forcë drejt pushtetit dhe erdhi 2005. E drejta ndonjëherë duket e vështirë në horizont, por nuk është e paarritshme. Procesi ndaj Berishës është iniciuar nga Qeveria”, tha Topalli/K.B

Të fundit

Mijëra palestinezë festojnë pas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës

Mijëra palestinezë shpërthyen sot në festime në Rripin e Gazës pasi mësuan se ishte arritur një marrëveshje armëpushimi midis...

Alarmi i OKB: Mbi 500 mijë fëmijë afganë rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025

Më shumë se 500 000 fëmijë në Afganistan rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025, paralajmëruan Kombet e Bashkuara. Në një deklaratë, OKB-ja tha...

Spanjë, kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Garda Civile Spanjolle dhe Policia Kombëtare kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët në zonën Rego do Alcalde, në San Miguel de...

Zbulohet numri i aplikantëve në platformën e PS “Deputeti që Duam”, Kuko tregon risitë

Partia Socialiste krahas përpjekjeve për të maksimizuar votën e diasporës në parlamentaret e 11 Majit, paralelisht është duke avancuar, me përzgjedhjen e kandidatëve për...

Lista Serbe: Punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë do të vazhdojnë të paguhen

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gjithë punonjësit e institucioneve paralele serbe, që u mbyllën më 15 janar nga autoritetet kosovare,...

Lajme të tjera

Web TV