Shpalli ligjin ushtarak, Presidenti i i Koresë së Jugut kërkon falje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka kërkuar falje, por nuk ka dhënë dorëheqje lidhur me vendimin e tij për shpalljen e gjendjes së luftës, teksa protestuesit u mblodhën jashtë Parlamentit para një votimi të rëndësishëm për shkarkimin e presidentit më 7 dhjetor.

Yoon tronditi vendin dhe komunitetin ndërkombëtar mbrëmjen e së martës kur njoftoi për shpalljen e gjendjes së luftës. Kjo ishte hera e parë në më shumë se katër dekada që u shpall gjendje e luftës në këtë shtet dhe pas njoftimit të presidentit, trupat dhe helikopterët u dislokuan në Parlament.

Por, ligjvënësit arritën të votonin për ta shfuqizuar dekretin, duke e detyruar Yoonin që ta tërheqë vendimin mëngjesin e së mërkurës.

“Shpallja e gjendjes së luftës erdhi nga dëshpërimi im si president”, tha ai gjatë një adresimi televiziv, që është adresimi i tij i parë drejtuar publikut, që kur e futi shtetin në një kaos politik.

 

“Kam shkaktuar ankth dhe shqetësim te publiku. Sinqerisht, ju kërkoj falje”, tha ai.
Opozita dhe pjesëtarë të rëndësishëm të partisë së tij i kanë bërë thirrje presidentit që të japë dorëheqje dhe Parlamenti pritet të votojë më vonë gjatë së shtunës për shkarkimin e tij, edhe pse udhëheqësi i opozitës, Lee Jae-myung, tha për AFP-në se është e paqartë nëse mocioni do të kalojë.

 

Qindra protestues nisën të mblidhen jashtë Parlamentit të shtunën, para nisjes së seancës për shkarkimin e presidentit dhe organizatorët thanë se shpresojnë që 200.000 persona do të mblidhen për të rritur presionin ndaj ligjvënësve.

Yoon nuk ofroi dorëheqje gjatë adresimit të tij, por tha se ai ia beson “partisë që të ndërmarrë masa për stabilizimin e situatës politike, përfshirë edhe për mandatin tim si president”.

Partia e Pushtetit Popullor e Yoonit është e ndarë në këtë çështje dhe një ditë më parë ligjvënësit e kësaj partie thanë se do të ndjekin politikën partiake që është për bllokimin e mocionit të shkarkimit, edhe pse kreu i partisë Han Dong-hoon, ka deklaruar se Yooni duhet të largohet ose Seuli rrezikon të përballet me më shumë kaos politik.

Lexo edhe :  Zjarret shkatërrimtare në Los Angeles, Eva Longoria dhuron 1 milion dollarë

“Ushtrimi normal i detyrave të presidentit është i pamundur nën rrethanat aktuale dhe një dorëheqje e presidentit është e pashmangshme”, tha Han Dong-hoon për gazetarët të shtunën.

Blloku opozitar ka 192 ulëse në Parlamentin me 300 vende dhe partia e Yoonit ka 108 deputetë.

Vetëm tetë deputetë nga partia në pushtet duhet të votojnë për shkarkimin e presidentit, në mënyrë që të arrihet dy e treta e votave të nevojshme dhe më pas Yoon do të pezullohej nga detyrat e tij si president dhe vendimi final për shkarkimin e tij do të merrej më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Policia ka nisur ta hetojë presidentin dhe të tjerët për kryengritjen e supozuar.

“Unë nuk do t’i shmangem çështjes së përgjegjësinë ligjore dhe politike sa i përket shpalljes së gjendjes së luftës”, tha Yoon gjatë adresimit të tij.

Udhëheqësi opozitar, Lee tha se fjalimi i Yoonit ishte “shumë dëshpërues”, duke pasur parasysh kërkesën e publikut që presidenti të japë dorëheqje.

Disa protestues kanë qëndruar gjatë natës para Parlamentit, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe disa deputetët opozitarë po ashtu kanë qëndruar brenda Parlamentit gjatë natës, duke pasur frikë se Yoon mund të tentojë të ndërmarrë ndonjë masë të dëshpëruar me qëllim që të ruajë pushtetin.

Kur shpalli gjendjen e luftës, Yoon pretendoi se një vendim i tillë “do të eliminojë elementet antishtetërore që po pengojnë liritë dhe lumturinë e popullit”.

Forcat e sigurisë rrethuan Asamblenë Kombëtare, ndërkaq helikopterët ateruan në çatinë e ndërtesës. Pothuajse 300 ushtarë tentuan të bllokonin ndërtesën. Por, stafi i Parlamentit arriti të ndalonte hyrjen e ushtarëve në ndërtesë dhe brenda Parlamentit kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve, të cilët votuan kundër vendimit të Yoonit.

Ligjvënësit nga partia në pushtet dhe opozita thanë se ushtarët ishin urdhëruar që të arrestonin politikanët kryesorë, ndërkaq njësive speciale të policisë thuhet se u ishte dhënë urdhri që të largonin deputetët nga Parlamenti./REL/K.B

Të fundit

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të...

Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama për modernizimin e Partisë Socialiste. “Unë...

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos në Itali, për t’iu shpjeguar...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

Lajme të tjera

Web TV