TikTok humbet apelin në SHBA, rrjeti social do të duhet të shitet ose do të ndalohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA vazhdon luftën ndaj TikTok. Gjykata Federale e Apelit për Distriktin e Kolumbisë ka mbështetur ligjin që kërkon që rrjeti social të ndërpresë lidhjet me kompaninë mëmë kineze ByteDance, ose të ndalohet në tokën amerikane nga mesi i janarit. Sipas gjyqtarëve, të cilët refuzuan ankesën e TikTok, ligji është kushtetues.

Aplikacioni kishte thirrur Amendamentin e Parë dhe argumentoi se ishte shënjestruar në mënyrë të padrejtë. Ashtu siç pritej, Tiktok ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për të rrëzuar ligjin e Kongresit Amerikan.

Platforma mbrojti apelin duke argumentuar se ligji shkel amendamentin e parë të Kushtetutës amerikane, atë për lirinë e shprehjes. Ankesa e mëparshme, e paraqitur nga kompania kineze, argumentonte se ndalimi ishte një shkelje jokushtetuese e fjalës së lirë të 170 milionë qytetarëve amerikanë.

Ligji “Shit ose Dëgjo”, i nënshkruar në ligj nga presidenti Joe Biden në prill, u miratua me mbështetjen dypartiake. Kjo vjen pasi ligjvënësit morën informacione të klasifikuara nga inteligjenca mbi aftësinë e Pekinit për të përdorur TikTok për të vëzhguar amerikanët dhe për të përhapur propagandën kineze./K.B

Të fundit

Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara

Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në...

Lufta dhe pasojat/ 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës

Përllogaritja për rindërtimin e sektorit shëndetësor vetëm në Gaza brenda shtatë viteve të ardhshme arrin në 10 miliardë dollarë. Kjo është raportuar nga Organizata Botërore...

Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve

Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash në prapaskenë. Për rreth gjashtë...

Demokratët “zbarkojnë” në Itali, takim me shqiptarët: Vota e diasporës, vendimtare!

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me shqiptarë të cilët jetojnë në zonën e Brescias në Itali. Të pranishëm në takimi ishin Sekretari i Përgjithshëm...

Cila është sëmundja “e heshtur” e syrit? Ja dëmet e pakthyeshme në shikim

Në morinë e sëmundjeve të syrit, Glaukoma njihet si sëmundja “e heshtur” e të parit, pasi dëmtimet nuk evidentohen në fazat fillestare për shkak...

Lajme të tjera

Web TV