Arratisja e presidentit sirian/Trump: Rusia s’ishte e interesuar ta mbronte, u braktis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë të dielën se Rusia nuk ishte e interesuar të mbronte presidentin sirian, Bashar al-Assad, duke e detyruar atë të largohej nga vendi.

Assad është larguar nga Siria në një vend të panjohur pasi grupet anti-regjim morën kontrollin e kryeqytetit Damaskun herët të dielën.

Kjo erdhi pothuajse një javë pasi grupet anti-regjim morën kontrollin e Aleppos, një qytet i madh në Sirinë veriore.

“Assad është zhdukur. Ai ka ikur nga vendi i tij. Mbrojtësi i tij, Rusia, e udhëhequr nga Vladimir Putin, nuk ishte e interesuar ta mbronte më atë”, ka thënë Trump në një postim në rrjetin “Truth Social”.

“Nuk kishte asnjë arsye që Rusia të ishte atje në radhë të parë. Ata humbën çdo interes për Sirinë për shkak të Ukrainës, ku rreth 600,000 ushtarë rusë janë të plagosur ose të vdekur, në një luftë që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe që mund të vazhdonte përgjithmonë”, ka shtuar ai.

Trump ka thënë po ashtu se lufta ruse në Ukrainë ka dobësuar Rusinë dhe Iranin.

“Rusia dhe Irani janë në një gjendje të dobësuar tani, njëra për shkak të Ukrainës dhe ekonomisë së keqe, tjetra për shkak të Izraelit dhe suksesit të tij luftarak”, është shprehur presidenti i ardhshëm i SHBA-së./e.t

Të fundit

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur prej ditësh një tur takimesh me diasporën shqiptare në Amerikë. Takimin e radhës Këlliçi thotë...

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar...

Lajme të tjera

Web TV