Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu lidhur ne 8 Dhjetorin, Ditë Kombëtare të Rinisë. Meta shprehet besimplotë se të rinjtë do të marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit. Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Meta thotë se pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.
“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë! Mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit, të gjithë djemve dhe vajzave, që 34 vite më parë, duke vrarë frikën i prinë me guxim, kurajë e patriotizëm Lëvizjes Studentore që e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë.
Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë për të marrë në dorë fatet e tyre dhe të mbarë vendit, sot më shumë se kurrë, kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve”, thuhet në mesazhin e Metës.