“Home Alone” mund të ketë një vazhdim? Aktori i njohur jep lajmin surprizues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Macaulay Culkin, është i interesuar të rikthehet në serialin që i solli famë botërore. Së fundmi, ai ka vizituar Louisville ku ka ndjekur një shfaqje të komedisë “Home Alone”.

Fansat e tij ishin të interesuar nëse ai do të kthehej në serialin e famshëm dhe Culkin zbuloi se ai duhej të shfaqej në një nga filmat e mëvonshëm, por planet dështuan.

Ai deklaroi se është i hapur për t’u rikthyer dhe ka ide për një vazhdim, por aktualisht nuk ka kohë për të shkruar një skenar, pasi është i përkushtuar për të rritur djemtë e tij.

Pas paraqitjes në pjesën e parë të “Home Alone” në vitin 1990, Culkin u bë një nga yjet e fëmijëve më të kërkuar.

Ai luajti rolin e tetë vjeçarit të pabindur Kevin McCallister, i cili u la vetëm në shtëpi nga familja e tij para një udhëtimi për Krishtlindje në Paris.

Edhe pse mendonte se ishte në një pushim ëndrrash dhe do t’i shijonte, Kevin shpejt zbuloi se shtëpia e tij ishte bërë objektiv i grabitësve dhe duhej ta mbronte.

Culkin riprodhoi të njëjtin rol në vitin 1992 dhe përveç këtij filmi, ai pati role të dukshme si djalë në filmat “My Girl” nga viti 1991 dhe “Richie Rich” nga viti 1994.

Vëllai i tij, Kieran Culkin gjithashtu pati një rol në filmi “Home Alone”.

Kieran luajti rolin e kushëririt të Kevin, Fuller McCallister dhe së fundmi shpjegoi pse nuk do t’i lejojë fëmijët e tij ta shohin ende këtë film.

“Ka disa pjesë të frikshme në film që nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre”.

Ka një tarantula që është goxha e frikshme dhe në fund të filmit aktori thotë: “Do t’ju kafshoj të gjithë gishtat”.

Mendoj se është e tmerrshme për një fëmijë”-tha ai.

Lexo edhe :  Papa i Vatikanit përmes kinemasë, 5 filma që nuk duhen humbur

Ai tha se “Home Alone” është në listën e filmave për t’u parë dhe mendon se fëmijët e tij do të jenë gati për ta parë për herë të parë këtë vit apo vitin e ardhshëm./e.t

Të fundit

Papa i Vatikanit përmes kinemasë, 5 filma që nuk duhen humbur

Si shenjt apo si një skandal, Papa i Vatikanit ka qenë subjekt i filmave të të gjitha llojeve. Cybernews...

Profecia e frikshme 1000-vjeçare që parashikon ç’ndodh pas vdekjes së Papa Françeskut

Një profeci e supozuar që thuhet se është pothuajse një mijëvjeçar pretendon se parashikon Papën e ardhshëm dhe bën një paralajmërim të tmerrshëm për...

Punonjësit shqiptarë më të stresuarit në Ballkanin Perëndimor

Punonjësit shqiptarë janë më të stresuarit, vetmuarit dhe trishtuarit në Ballkanin Perëndimor sipas sondazheve të kompanisë amerikane Gallup. Në raportin e publikuar së fundmi rezulton...

Gjatë 4 muajve vodhi në të njëjtin dyqan 7 palë syze, kapet 40-vjeçari

Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin...

A ka dallim mes “paqes” së Trumpit dhe kapitullimit?

Presidenti amerikan mburret se "ka një marrëveshje" për paqen me Rusinë. Ukraina është kundër, ndërsa shumëkush e quan këtë si kapitullim të Trumpit. "Unë...

Lajme të tjera

Web TV