Qytetet e Shqipërisë ‘pushtohen’ nga dritat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atmosfera festive e fundvitit sapo ka filluar në qytetet e vendit.

Ndezja e dritave është kthyer tashmë në një tradite në qytetet shqiptare. Ditën e sotme u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjeve në Durrës, Fier dhe Bulqizë ku qindra qytetarë ishin të pranishëm.

Sakaq në Fier u organizua edhe një koncert i veçantë nga fëmijët e Qendrës Kulturore. Kryetari i bashkisë, Armando Subashi në një atmosferë të ngrohtë festive ndezi dritat e pemës së Krishtlindjeve me një urim për një vit sa më të mbarë.

Ndërkohë ndryshe nga vitet e tjera, ndezja e dritave te festave të fund vitit tashmë është kthyer në traditë edhe në Bulqizë. Qindra qytetarë e qytetare janë mbledhur në pedonalen e Bulqizës duke ndjekur koncertin festiv të përgatitur nga Qendra Kulturore.

Në këtë atmosferë festive ishin të pranishëm këngëtaret Vera Laçi dhe Jete Mazari. Në ndezjen e dritave të pemës kryetarja e Bashkisë Festime Mjeshtri dha një mesazh urimi për të gjithë banorët e Bulqizës./   S,M

Të fundit

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të...

Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama për modernizimin e Partisë Socialiste. “Unë...

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos në Itali, për t’iu shpjeguar...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

Lajme të tjera

Web TV