Sot dita e Rinisë/ FRPD marshim nga qyteti Studenti, i pranishëm edhe Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forumi Rinor i Partisë Demokratike e kujton sot ‘8 Dhjetorin’, Ditën e Rinisë,  me një marshim nga qyteti Studenti për të vijuar drejt Kryeministrisë. Marshimit i është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Tek sheshi ‘Demokracia’ në qytetin ‘Studenti’ Berisha mbajti fjalën para të pranishmëve dhe para bustit të Azem Hajdarit, për të cilin kiujtoi ngjarjet e 8-9 Dhjetorit 1990.

Ish-kryeministri nën akuzë për dosjen e aferës “Partizani” hodhi akuza të rënda edhe ndaj George Sorros, duke e quajtur si mafia ndërkombëtare dhe autorin që i dha drejtësinë Ramës në dorë për të sulmuar atë (ishj-kryeministrin), pasi ishte pengesë për ta. Madje Berisha e ka cilësuar vetën si një “gjysmë pensionist” i dorëhequr kur e sulmuan.

“Mafia ndërkombëtare me në krye George Sorros, këtë mostër të njerëzimit, mostër e vërtetë, që përdor miliardat e tij për të sulmuar jo më pak se identitetin njerëzor, bazën e familjes, shkonfiguruar familjen, kombet. Pasi i dha drejtësinë Ramës në xhep me reformën e tij, tani duhet t’i hiqte opozitën dhe të plotësonte sundimin e tij absolut në Shqipëri. Gjykuan se kishin një pengesë, një politikan gjysmë pensionist, dhe ky ishte Sali Berisha. Që kishte dhënë dorëheqjen 8 vite më parë, por i qëndronte njëlloj si në diktaturën e parë, mbronte vlerat e shoqërisë, familjes, interesin kombëtar, ndaj edhe e sanksionuan. Me synimin e vetëm që partia jonë të shndërrohej aleat e partisë socialiste, të krijohej koalicion i gjerë. Por merita juaj është se mes të parëve u ngritët kundër grushtit të shtetit që u bë për ta dorëzuar”, akuzoi Berisha. /e.t

Të fundit

Temperatura të ulëta dhe reshje bore, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin...

8 dhjetor: Dialogu me të kaluarën na frymëzon, por e ardhmja lë pikëpyetje

Elta Milori është një nga studentet e lëvizjes së dhjetorit, e cila edhe sot e kësaj dite, mban kujtime të freskëta në organizimin më...

Asociacioni, dialogu… sfidat pas zgjedhjeve?

Ndërsa Kosova u afrohet zgjedhjeve të saj parlamentare më 9 shkurt, vendi përballet me disa sfida kritike që mund ta formësojnë të ardhmen e...

VRASJA E SHEKULLIT NË SIRTARËT E DREJTËSISË SHQIPTARE

Nga Korab RUNJA   Rrallëkush si ish-drejtuesi i Parë i Policisë së Shtetit, Artan Cuku, ka fituar pavdekësinë pas vrasjes për shkak të detyrës nga falangat...

Brahimllari ikën tek PS, PL: “Sufllaqexhi” i përdorur nga Rilindja

Endrit Braimllari, ish-anëtar i Partisë së Lirisë dhe një figurë dikur e afërt me Ilir Metën, ka shkaktuar debat të gjerë me deklaratën e...

Lajme të tjera

Web TV