Qyteti i Pukës, 145 km nga Tirana, është “veshur” nga petku i bardhë i borës duke ofruar pamje magjepsëse në këto ditë dhjetori.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga ky qytet i veriut të Shqipërisë duke e quajtur “një copëz përralle dimri nga Puka”.
Rrugët me borë, liqeni, pemët dhe shëtitorja e Pukës, tashmë janë mbuluar nga bora, për ta shndërruar këtë qytet në një atraksion të turizmit dhe interes për ta vizituar këtë zonë në çdo periudhë të vitit.